Lavrov ne Siri bisedime me Assad

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ndodhet në Siri për bisedime me
presidentin Bashar al Assad, pas sulmit të radhës të trupave qeveritare
ndaj rebelëve.
Zoti Lavrov është përshëndetur nga mbështetësit e Assad kur ka mbërritur në Damask, një vizitë kjo që ndodh pasi Rusia dhe Kina i vendosën veton rezolutës perëndimore të propozuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Mijëra mbështetës të regjimit mbushën rrugët e Damaskut dhe valëvitën flamuj teksa autokolona e Lavrov kalonte nëpër qytet.
Ditën e hënë, zoti Lavrov deklaroi se reagimi perëndimor që dënonte veton ruse në Këshillin e Sigurimit ishte vetëm SiriaSiri, masakër në HomsSHBA mbyll ambasadën në Damask Siri, Kina mbron veton, SHBA tërheq ambasadorin një “histeri”.
Moska ka deklaruar se rezoluta, që mbështet planin e paqes të Ligës Arabe, që parashikon largimin e presidentit Assad, do të sillte një ndyrshim të detyruar të regjimit në Siri.
Zyra e zotit Lavrov ka deklaruar se ai ishte drejtuar në Damask pasi Moska kishte shqyrtuar mënyrën më të shpejtë të kthimit të stabilitetit në Siri.
Ndërsa, Turqia ka deklaruar se do të nisë një iniciativë të re ndërkombëtare për Sirinë. Ushtria siriane ka sulmuar ditët e fundit, me artiljeri të rëndë bastionet e rebelëve në qytetin e Homsit.
Korrespondenti i BBC, Paul Wood, reporteri i vetëm i huaj në këtë qytet, thotë se ushtria siriane filloi të qëllonte rreth orës 4 të mëngjesit të së martës. Sipas tij, banorët kanë frikë se trupat po planifikojnë të ndërmarrin një sulm tokësor.
Qindra prej tyre kanë vdekur që nga nisja e operacioneve ajrore të premten e kaluar. Të paktën 95 persona mbetën të vrarë vetëm të hënën, deklarojnë aktivistët e të drejtave të njeriut.