Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton reagon per Sirine

Vetoja ndaj rezolutës, provokoi një reagim të ashpër nga e gjithë bota. Ajo çfarë ndodhi të shtunën në Kombet e Bashkuara ishte një parodi tha fuqishëm Zonja Klinton, në kryeqendrën e Bullgarisë në Sofie.“Ne do të dyfishojmë forcat tona jashtë Kombeve të Bashkuara si një institucion I paanshëm, me ata aleatë dhe partnerë të cilët mbështesin të drejtat e popullit sirian të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë”, tha sekretarja e shtetit. "Ne do të punojmë për të identifikuar ata që po financojnë regjimin dhe po dërgojnë armë të cilat përdoren kundër sirianëve të pambrojtur, duke përfshirë gratë dhe fëmijët", shtoi ajo. Mos kalimi i rezolutës për Sirinë, është cilësuar nga analistët dhe monitoruesit e situatës, si një paralizim i përgjakjeve në vend. Numri i të vdekurve nga luftimet mes forcave qeveritare siriane dhe civilëve u rrit nga kjo e diel, një ditë pasi Kombet e Bashkuara Këshilli i Sigurimit nuk arritën të miratojnë planin e cila kërkon ndalimin e dhunës. Liga Arabe tha të dielën se do të vazhdojë të punojë me qeverinë siriane dhe opozitën për të ndaluar vrasjet, pavarësisht asaj që ndodhi në Këshillit të Sigurimit. Të paktën 22 persona u vranë të dielën, sipas rrjetit të aktivistëve të opozitës. Këshilli Lokal i Koordinimit tha se 16 persona u vranë në Homs, vendin në të cilin qindra persona kanë humbur jetën ditët e fundit.