Lindi Akademia Alternative e Shkencave
Nga Bashkim Kadiu
Si një rrezatim i një grupi intelektualësh të mirëfilltë, si një element kapilar jetik për shoqërinë, ky grupim vihet në shërbim të shoqërisë vullnetarisht, por me konceptime shumë njerëzore. Ky grup akademikësh duke i bërë oponencë Akademisë së Shkencave shqiptare, i qas vlerat e saj shumë njerëzore kur sheh mos ndërhyrje apo neglizhencë në disa raste ndaj fenom,eneve të ndryshme që duhen kujtuar, riparuar e respektuar. Kjo akademi nuk pranon ndikim politik nga gjithesecili që është në kuadratin e saj, por as edhe për një moment nuk do të jetë pengesë e njohjes së botës së politikës të secilit pjesëmarrës. Cilido prej këtyre anëtarëve akademikë e kësaj shoqërie të porsalindur, vë në dispozicion të saj vlerat e tije që të gjithë së bashku si elitar të intelektualizmit shqiptar me pozicion parimor ndërtuan hapur parimin apo termin e së vërtetës. Shqetësimi i kësaj akademie është se i kundërvihet deformimit apo neglizhimit ndaj fenomeneve që nuk i vihen pikat mbi (i) për të nxjerrë të vërtetën. Në këtë grup historianësh, studiuesish, titullar vlerash, do të japë ndihmesën e saj në bazë të një plani, një vendim kolegjial e kjo do të sjellë realitetin. Kjo akademi për mendimin tim ka baza universale të përgjigjeve për punën e tyre, ka një bagazh dijesh për njohje problemesh që vijnë si rrjedhojë e studimit optik të ngjarjeve. Synimi i tyre është që të kenë një diapazon të gjerë si edhe përtej kufijve si në Diasporë e kudo. Mendoj se një akademi e tillë me përmasa intelektualësh, që bëjnë pjesë në fushat me tërësi jetike, pa dyshim është një thesar për kombin e këtu unë shoh sjelljen modeste të bashkëpunimit me cilindo që kërkon të kontribuojë. Cilësia e cilitdo në njohjen e së vërtetës është e hapur dhe bazohet në kuadrin e kontributit të tij. Kontributi i tyre në akademinë alternative shkencore sjell risi të reja në një proçes gjithëpërfshirës e jetik. Ajo do të jetë në praktikimin e njohjes së vlerave shoqërore shqiptare e përtej kufijve ku jetojnë e kontribuojnë shqiptarët. Me një përbërje të tillë e staf drejtues kopetent, kjo akademi e udhës së re, pa mëdyshje do të ketë vlera. Konceptet e zhvillim,it të akademisë alternative shkencore do të kalojnë në rrugë të rëndësishme historiko-shkencore. Parashikimet janë të mëdha, hapësinore, progresiste, duke aplikuar ndërgjegjësimin kombëtar në të gjitha trevat shqiptare, pra duke dalë përpara gjeneratave me përgjegjësi të lartë. Potenciali i kësaj akademie është gjithëpërfshirës edhe në diasporën shqiptare. Qëllimi kryesor i kësaj akademie të aktivizojë çdo intelektual të mirëfilltë për përsosmërinë e organizimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të punës shkencore të vendit si produkt i secilit pa bindje politike. Njohja me figura të tjera akademiko shkencore në rang ndërkombëtar, bashkëpunimi i tyre inkuadrues në akademinë alternative shkencore të Shqipërisë, sjell një domethënie kultivuese të trashëgimisë shoqërore shqiptare në faqet e historisë s ëkombit tonë dhe gjithashtu burimet janë të shumta nëse ka përparësi të ndërgjegjësuar në të mirë të kombit. Unë mendoj se kemi elementë të pashtershëm të kompletuar, të njohur me tituj shkencor, master, mbrojtje gjuhësore e pse jo me botimet r tyre [për nga vetë profili që mbulojnë, e sot janë pedagogë akademikë, të rinj apo në moshë në mbrojtje të doktoratës, janë të domosdoshëm të thithen nga organizatat e akademisë alternative shkencore. Unë mendoj se akademia alternative shkencore do të jetë në gjendje të pikasë dukuritë negativë të disa pseudo audistëve, apo të vetëshpallur historian që me një botë të verbër të tyre të lindur nga vetëkënaqësia për tu dukur si audistë apo të ngacmuar nga depresioni për tu shpallur historian, u munduan të vlerësojnë origjinën e Skënderbeut apo veprën madhore të Ismail Qemalit e q ënë fund morën çvlerësime nga një opinion i tërë kombëtar. Është nevojë e ngutshme e njerëzve të ditur, të profesionalizuar që të ndikojnë në ngritjen e kësaj akademie e në mbështetje të saj. Kjo barrë fisnike e këtyre akademikëve që drejtojnë këtë vlerë, do të sjelli për brezin e ri sedrën njerëzore për të mësuar e thënë të vërtetën, për të mbrojtur përgjegjësinë ndaj historisë kombëtare. Akademia allternative e shkencave e sapokrijuar do të ketë si moto të punëstë bëjë shpërndarjen e mjergullës që kërkojnë të përhapin disa pseudo intelektualëpër qëllime aspak komode. Le ta lëmë pas, në harresë, gjuhën letrare të të kuqve që deri dje i thurën elozhe diktaturës, e sot të infektuar prej saj mundohen në forma të ndryshme të ngjallin çoroditjen. Të shpresojmë se kjo akademi alternative e porsakrijuar, do të ngjalli e të reflektojë në zemrat e çdo shqiptari kudo që ndodhet, shqiptarizmën, për të qenë më afër punimeve shkencorë të kësaj akademie. Mendoj se do të jetë prosduktive që në këshillin drejtues të kësaj akademie të afrohen përfaqësues të elitës si më të mirëfilltë e që gëzojnë grada shkencore nga gjithë rrethet e Shqipërisë e jo të mbetet brenda një rrethi.