Qeveria po shet Albpetrolin pa i njohur vlerën!
Shteti shqiptar nuk di ende sa naftë ka në nëntokën shqiptare edhe pse ka nisur tashmë procedurat për shitjen e kompanisë shtetërore të nxjerrjes, Albpetrol. Shqip raporton sot mbi mbledhjen e zhvilluar dje në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese për shqyrtimin e ligjit të shitjes së Albpetrol, në të cilën deputetët nuk kanë mundur të mësojnë mbi sasitë e naftës që gjenden në nëntokën shqiptare edhe pse para tyre kishin zv.ministrin e Ekonomisë, Enno Bozdo. Shumë të dhëna që kërkohen nuk varen direkt nga METE, por nevojitet angazhim edhe nga institucionet e tjera, si p.sh nga Financat, për rastin e vjeljes së taksave për kompanitë koncesionare që marrin naftën e Albpetrol. Sikurse edhe rezervën e naftës, po punohet nga institucioni i gjeologjisë për ta pasur si të dhënë,- citohet të ketë thënë Bozdo.
Por zv.ministri nuk është i vetmi që nuk ka dijeni mbi pasuritë nëntokësore të naftës në Shqipëri, ky është një informacion që i mungon të gjithëve. Nuk mund të themi sa është, pasi as vet nuk e dimë. Studime të ndryshme japin të dhëna të ndryshme. Kompanitë e huaja të vlerësimit me teknologji të avancuar nuk japin të dhëna dhe ne presim sakaq mos mësojmë diçka më konkrete, citon një funksionar të METE-s gazeta.
Qeveria është përgatitur dhe pritet të shpalle tenderin për privatizimin e Albpetrol duke i dhënë privatit të drejtën e shfrytëzimit të naftës shqiptare, fillimisht për 25 vjet duke mos ditur minimalisht vlerën e “mallit” që ka nxjerrë në treg.
http://respublica.al/artikuj/2012/3/1/qeveria-po-shet-albpetrolin-pa-i-njohur-vleren