Berisha By-passi mbron Shkodren nga permbytjet

Berisha inspekton Shkodren Situata nen kontroll niveli i ujit ka rene 38 cm. Ndihmat Berisha falenderon shtetet aleate Ne krye qendron Kosova
Kryeministri Sali Berisha inspektoi dje situaten ne qarkun e Shkoder duke ndjekur nga afer punen qe po behet me evakuimet dhe shperndarjen e ndihmave per banoret e zonave te permbytura. Kreu i qeverise permendi se situata eshte nen kontroll duke shtuar se niveli i ujit ne qytet ka rene 38 centimetra. Berisha shprehu falenderime per qytetaret dhe biznesmenet per ndjeshmerine e tyrej duke dhuruar ndihma ushqimore e duke kontribuar per keto zona te prekura. Kryeministri zhvilloi edhe nje takim me perfaqesuesit e Shtabit te Emergjencave ku vleresoi perpjekjet per kapercimin e situates. Situata me e veshtire mbetet ne fshatra ku terheqja e ujit eshte me e ndjeshme. Nderkohe Komuniteti Mysliman i Shqiperise dergoi sot dje ne zonat e permbytura ne Shkoder dy kamione me ndihma ne ushqime dhe veshmbathje - tha Berisha. Sipas kreut te qeverise situata eshte nen kontroll dhe me e favorshme. Edhe ne kete mbledhje Berisha theksoi se do te nderhyhet ne lumin Buna ndersa deklaroi se liqeni i Shkodres eshte rrudhur nga ndertimet ne basen. Ai siguroi se projekti i by-passit eshte i gatshem dhe pershtatet me qellimin per te mbrojtur qytetin nga permbytja. Edhe projekti i rikonstruksionit te digave eshte tenderuar por eshte shume i rendesishem projekti per Bunen. Ky projekt do te kete fazat e veta fazen e nderhyrjes se shpejte dhe fazen e nderhyrjes perfundimtare e cila duhet ti jape mundesi lumit per shkarkime me te medha te mundshme por duke ruajtur plotesisht sistemin ekologjik te liqenit sepse sado e hidhur qe eshte per ne kjo permbytje nga liqeni nuk duhet te harrojme se ai qe eshte rrudhur me shume ne keto 20 vite eshte liqeni. Nje pjese e madhe e ndertimeve jane ne pellgun e liqenit. Ne Shkoder kane dhe humorin me te shkelqyer U zgjua ne mesnate dhe i tha bashkeshortes Cohu se erdhi pronari. Kush eshte - tha ajo. Liqeni - i tha - u shpreh Kryeministri.Berisha shprehu shqetesimin se ndertimet jane nje problem pasi liqeni eshte nje pasuri e perjetshme e qytetit dhe ne te gjitha nderhyrjet jemi te detyruar te respektojme rolin e tij vendin e tij ne kete kompleks. Ai siguroi se nderhyrjet do te filloje ne lumin Buna do te filloje by-passi do te fillojne dhe argjinaturat. Gjate fjales se tij Kryeministri tha Shperndarja e ndihmave per banoret e zonave te permbytura eshte bere ne menyre te mire. Duke theksuar se uji ka pesuar renie ne disa komuna Berisha nenvizoi edhe ndihmen qe kane marre zonat e permbytura. Ndihmen me te madhe e morem nga Republika e Kosoves me 1 milion euro. Ndihmuan edhe deget e Partise Socialiste neper rrethe. Nder te tjera Kryeministri u beri thirrje banoreve te zonave te permbytura te mos konsumojne uje te pazier Zierja e ujit i mbron ata nga semundjet - keshilloi Berisha. Kryeministri permendi se keto dite eshte shprehur nje shkalle e jashtezakonshme solidariteti per Shkodren dhe zonat e permbytura perreth saj. Pra vuri ai ne dukje se jane nje seri shtetesh Turqia Greqia Cekia Italia dhe disa rajone te saj si Toskana dhe Pulja Sllovenia Austria Oxfami i Britanise se Madhe Kosova Kryqi i Kuq Spanjoll si dhe vende te tjera qe po e konsiderojne kane ofruar ndihma te konsiderueshme. Ne krye te tyre qendron ndihma bujare e Republikes se Kosoves me nje milion euro dhe me nje njesi te shkelqyer te Forcave te Sigurise se Kosoves qe po operojne se bashku me forcat tona dhe me nje eficence te madhe. Ne u jemi shume mirenjohes te gjitha ketyre vendeve per ndihmen bujare qe kane ofruar. Ndihme kane ofruar edhe disa komuna te Kosoves Gjakova dhe komuna te tjera te cilave u shprehin mirenjohjen me te thelle - theksoi z. Berisha. Kryeministri vijoi me tej duke thene se nje solidaritet i madh ekziston brenda vendit fondacione organizata shoqata biznesmene kane sjelle dhe vazhdojne te sjellin me dhjetera tone furnizime per Shkodren dhe zonat e permbytura. Ai permendi me tej Fondacioni Civitas ka arritur te mbledhe 8.5 tone ushqime. Oxfam ka sjelle 5 tone baze ushqimore. Kryqi i Kuq Shqiptar ka bere perpjekjet e tij te medha. Fondacione te tjera kane dhene ndihma edhe me te medha. Ndihma kane dhene edhe familje e kompani. Familja Tagani nje familje e vjeter tiranase ka dhuruar nga punishtja e saj 2 tone biskota. Po keshtu edhe firma te tjera ne mbare vendin. Komuna Udenisht solli 20 varka per transport. Deget e Partise Demokratike ne Vlore Durres etj. jane angazhuar ne mbledhje fondesh. Shoqatat e bashkive dhe komunave po angazhohen gjeresisht ne nje solidaritet te madh. Nder te tjera jane sistemi i fshatrave e SOS e - Care Dimensioni Human World Vision. Pra jane te panumerta. Ne i falenderojme me shume mirenjohje per bujarine e tyre dhe ftojme qytetaret te vazhdojne solidaritetin pasi ndarja e kesaj veshtiresie me qytetare te Shkodres eshte nje akt fisnik i njerezishem dhe cdo njeri ne veshtiresi meriton te ndihmohet nga ata qe jane jashte saj. Ne menyre te posacme Berisha beri thirrje qe komunat e vendit te bejne cdo gje per mobilizimin e dhurimit maksimal te bazes ushqimore per bagetine.