E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vërteta e arrestimit të Zanfinës

Pas raportimit të Indeksonline, se për këngëtaren Zanfina Ismajli është lëshuar një fletë arrest për armë mbajtje pa leje, kjo e fundit e ka konfirmuar rastin.

 “Gjithçka mund të them është se, para disa vitesh, në qytetin e lindjes së nënës sime, policia gjeti në çantën time një sprej lotsjellës, për të cilin unë nuk kisha leje", ka thënë Zanfina për mediat shqiptare.

"Duke qenë se nuk është e lejuar ta mbaj pa leje (dhe spreji cilësohet si armë e ftohtë), atëherë rasti përfundoi në polici dhe pastaj ne Gjykatën e Pejës. Sa i përket urdhër-arrestit, është e vërtetë që është lëshuar, sepse unë ndërkohë kam ndërruar vendbanimin dhe ftesat për gjyq kanë shkuar në adresën e vjetër. Dëshiroj të sqaroj se nuk kam qenë dhe nuk jam e arrestuar, sepse kam paguar dënimin, i cili më është caktuar nga gjykata”, ka shtuar ajo.

Zanfina ka shtuar se “sprejin e mbaja për vetëmbrojtje, pasi para disa vitesh në mes të rrugës disa të rinj më kanë grabitur çantën nga dora" dhe kjo përvojë e keqe e ka bërë që të jete më e kujdesshme. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›