Lindja e Evropës, sipas Roberto Lopez

Evropa e mesjetës, krijimi politik i saj, marrëdhëniet ekonomike dhe ngjarjet që vunë themelet e Evropës që e njohim sot, janë pjesë e një studim historik të italiano-amerikanit, Roberto Sabatino Lopez, libri i të cilit "Lindja e Evropës" është botuar edhe në shqip.
Studiuesi i njohur ekonomisë mesjetare evropiane hedh dritë mbi këtë periudhë të errët dhe shumë pak të njohur për lexuesin - jo vetëm shqiptar.
"Secili nga ne që do të kuptojë ose do të mësojë diçka rreth historisë së Evropës mund të marrë dhe të lexojë këtë libër tejet interesant", shprehet redaktorja e versionit shqip të librit, Jeta Hamzallari.
Ndryshe, përveç lindjes politike të kombeve evropiane, në libër Roberto Sabatino Lopez bën edhe një analizë të detajizuar të disa prej fenomeneve ekonomike që i përjetoi Evropa e periudhës mesjetare.