Eksperimenti i Pearl Jam

Në një intervistë për media, kitaristi i grupit, Stone Gossard, zbuloi se Pearl Jam tashmë ka filluar punën në albumin e ri.
"Shumica e këngëve tashmë janë incizuar, megjithëse ne ende po punojmë. Mendoj se na mungojnë vetëm edhe dy këngë për kompletimin e albumit. Por, neve nuk ka dihet, kështu që ky numër mund edhe të rritet, e të shkojë në shtatë, tetë këngë”, tha Gossard për revistën ‘Rolling Stone’.
Kitaristi Gossard po ashtu shtoi se grupi nuk po ngutet që të publikojë albumin, por është fokusuar në atë që ai jetë kualitativ, sepse ky album do të tingëllojë goxha ndryshe, krahasuar me të tjerët.
"Mendoj se kjo është kohë e duhur që të eksperimentojmë me tinguj dhe të mundohemi që ‘ta shkundim’ paska skenën muzikore”.
Albumi i fundit i Pearl Jam, "Backspacer", është publikuar në vitin 2009.