Lindje e Mesme, vazhdojnë tensionet Izrael-Palestinë
Presidenti palestinez Mahmoud Abbas vazhdon të mos lëkundet nga kërkesa e tij se bisedimet e paqes me Izraelin.
Mahmoud Abbas ka deklaruar nuk do të rihyjë në bisedime nëse shteti hebraik nuk do të ndalojë plotësisht ndërtimin e kolonive në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Abbas tha të hënën se nuk ka kundërshtime për negociata me Izraelin, por ndërtimi i vendbanimeve nuk mund të vazhdojë.
Ai gjithashtu sugjeroi se Izraeli duhet t'i njohë rregullat e bisedimeve të paqes për të cilat është rënë dakord në të kaluarën.
Pas takimit me presidentin egjiptian Hosni Mubarak në Sharm al-Sheik, Abbas tha se Kajro është dakord me qëndrimin e palestinezëve, por zyrtarët egjiptianë nuk kanë komentuar ndonjë gjë lidhur me takimin.
Egjipti po përpiqet t'i rigjallërojë bisedimet që Abbas i ndërpreu vitin e kaluar në përgjigje të ofensivës së Izraelit kundër Rripit të Gazës nën drejtimin e Hamasit.Të hënën në Izrael, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se qeveria e tij është gati t'i rifillojë negociatat menjëherë, pa vendosur kushte para takimit.