Stojku: Hapja e portave të HEC-eve, gradualisht

Muharrem Stojku, drejtori i KESH i ftuar në "Mëngjes Ekspres" në "Ora News" ka deklaruar se ka prodhim maksimal të energjisë. "Aktualisht prodhojmë 28 milionë kilovat orë energji", tha ai. Stojku ka bërë me dije se KESH ka ngritur një grup vrojtimi në Shkodër për situatën. Ai tha se hapja e portave të HEC-eve do bëhet gradualisht. Sipas tij, prurjet janë ulur nga rënia e temperaturave ndërsa në Shkodër
situta do normalizohet brenda 10 ditësh . " KESH ka marrë të gjitha masat. Do ketë shkarkime të ujit nga HEC-et. E theksoj edhe një herë se nuk ka vend për panik nga situata", shtoi ai. Drejtori i KESH nënvizoi se kufizim të energjisë do ketë vetëm në zonat ku ka defekte.