E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindjet e parakohshme rreziku 30 per qind me i larte ne qytete per shkak te ndotjes se mjedisit

Tirane 10 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koci - Studimet e fundit kane treguar se nenat shtatzena te cilat jetojne ne qytete te medha kane tre here me shume rrezik te lindin para kohe per shkak te ndotjes se larte te mjedisit.
Tymi i makinave i krijuar kryesisht nga trafiku i renduar i cili permban hidrokarburantin aromatik polycyclic nje nenprodukt i benzines perben nje rrezik prej 30 per qind ne lindjet e parakohshme.
Nitrati i amoniumit i cili vjen nga bujqesia dhe industria rrit kercenimin e lindjeve te parakohshme me 21 per qind ndersa benzina dhe nafta perbejne nje rrezik prej 10 per qind.
Studiuesit gjithashtu vune ne dukje se perqendrimet e ndotesve jane me te larte ne stinen e dimrit se sa ne vere.
Gjithashtu qytetet bregdetare kane ajer me te paster se sa qytetet ne brendesi te metejshme.
Autori kryesor i studimit Dr Beate Ritz u shpreh Ndotja e ajrit eshte e njohur per rrezikun e larte qe shkakton ne peshen e ulet te femijeve te sapolindur si edhe ne lindjet e parakohshme. Grimcat e nitratit te amoniumit ndikojne negativisht ne shendetin e foshnjave ende te pa ardhura ne jete.
Studiues nga Universiteti i Kalifornise vezhguan shendetin e 100.000 foshnjave duke monitoruar paralelisht ndotjen e ajrit ne qytetin e Los Angeles i cili eshte i njohur per nje ndotje te larte te ajrit.
Rezultatet e studimit u publikuan ne revisten Environmental Health ku thuhej se niveli i nje perqendrimi te larte te benzines apo naftes mund te rrise rrezikun e lindjeve te parakohshme.
Pamje nga lart nga Tirana
Tirana kryeqyteti yne eshte po ashtu nder qytetet e medha qe vuan ndotjen e larte. Instituti i Shendetit Publik ne nje raport te muajit tetor 2011 ka konfirmuar se ndotja ne Tirane eshte tre here me e larte se normat e pranuara nga standardet e Bashkimit Evropian.
a.k/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›