E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i ri akademik, Berisha uron studentët nga Korça

Kryeministri Berisha ka zgjedhur universitetin “Fan Noli” në Korçë për të uruar të gjithë studentët për nisjen e vitit akademik 2011-2012.
 

“Ju uroj studentëve të kenë sukses në garën e dijes” ka theksuar Berisha ndërsa ka shtuar se arsimi i lartë mbetet përparësi i qeverisë shqiptare.
 

Ai gjithashtu se Ministria e arsimit do të angazhohet për një reformë të thellë në arsimin e lartë ndërsa shtoi se diplomat e shkollës së lartë nuk do të jenë më libreza punësimi por dëshmi e standardeve të universiteteve.

 “Vitet e universitetit janë më të rëndësishmet, dhe këto vite janë të mbushura me sfida” iu drejtuar studentëve kryeministri, të cilët sot festojnë dhe 40 vjetorin e hapjes së Universitetit të tyre.

Universitetet publike në mbarë vendin sot nisën sot vitin e ri akademik ndërsa këtë vit për të tre ciklet e studimeve do të ulen në auditore rreth 52 mijë studentë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›