Studentët e Ekonomikut në protestë: Të hiqet stazhi
Ditën e parë të nisjes së mësimit në universitete, studentët e Ekonomikut e kanë nisur me protestë. Studentët e Fakultetit të Ekonomisë në kryeqytet kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për heqjen e stazhit.
Ata ka protestuar përpara Fakultetit Ekonomik, duke kërkuar heqjen e stazhit pasi, sipas tyre, është në kundërshtim me Kartën e Bolonjës.
Ndërkohë, pritet që disa nga përfaqësuesit e studentëve të takohen sot me dekanin e Fakultetit Ekonomik, Omer Stringa, në lidhje me këtë çështje.