E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta ish bateristi i Jimi Hendrix

Vdes ish bateristi i Jimi Hendrix. Mitch Mitchell, qe luante ne vitet ’60 per Hendrix, eshte gjetur i vdekur ne nje dhome hoteli ne Portland te Oregonit. Ai ishte 62 vjec.

Lajmin e beri te ditur faqja zyrtare ne internet e Jimi Hendrix, sipas se ciles vdekja ka qene natyrore. Bateristi ndodhet ne Portland ne etapen e fundit te turneut "Experience Hendrix”, qe perfshinte 18 koncerte ne qytetet amerikane, ku perkujtohej kitaristi legjendar.  

"Ndihemi keq per vdekjen e Mitch. Ishte njeri i mrekullueshem, muzikant gjenial dhe mik i vertete”, tha Janie Hendrix, motra e kitaristit te ndare nga jeta ne 1970. Mitchell ishte i vetmi person qe kishte mbetur gjalle nga pjesetaret e grupit te Hendrix, “The Jimi Hendix Experience”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›