E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrohen në KQZ koalicionet parazgjedhore, opozita aleancë me 40 parti, mazhoranca me 26

TIRANË- Ora 24:00 shënon skadimin e afatit ligjor për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Neni 65, pika 1 e kodit zgjedhor parashikon që dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, mund të regjistrohen si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve. 

OPOZITA DOREZON LISTEN ME 40 PARTI
Dy kampet e mëdha politike PD dhe PS kanë përfunduar marrëveshjet me partitë e vogla. Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj, dorëzoi rreth orës 19:00 në KQZ dokumentin e nevojshëm për regjistrimin e koalicionin parazgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Në një prononcim të shkurtër për mediat zoti Gjoncaj bëri të ditur se pjesë e koalicionit opozitar janë 40 parti politike.

“Koalicioni ka në përbërje 40 parti politike, të cilat do të garojnë së bashku për të bërë të mundur rilindjen shqiptare.”- deklaroi Gjoncaj. 

MAZHORANCA DOREZON LISTEN ME 26 PARTI
Ndërkohë “Aleanca për punësim, mirëqenie dhe integrim” e kryesuar nga Partia Demokratike ka mbledhur rreth saj 26 parti të djathta dhe të qendrës, duke premtuar vazhdimin e reformave dhe përmirësimin e jetës së vendit. 

Rreth orës 21:40 përfaqësuesi ligjor i PD-së, Njazi Kosovrasti ka regjistruar në KQZ listën me 26 parti që do përbëjnë koalicionin e djathtë 'Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim’.

Pas mbarimit të proceduarave të regjistrimit në KQZ, zoti Kosovrasti nuk ka treguar kush ka qenë partia surprizë që i është shtuar koalicionit të djathtë, pasi dje kryeministri firmosi marrëveshje me 24 parti që do shkonin me PD në zgjedhje, ndërsa sot kësaj liste i është shtuar edhe një parti tjetër. 

Kosovrasti vlerësoi kontributin e tre partive aleate, që sipas tij janë LZHK, PDK dhe PDIU.

“Partitë e koalicionit të djathtë janë historikisht partitë e djathta tradicionale, aleate të përjetshme. Element mjaft pozitiv për këtë koalicion është që ka 3 parti me rëndësi në përbërjen e tij. LZHK, PDK dhe PDIU”, tha ai.

FRD E AK TE VETME NE ZGJEDHJE
FRD e Bamir Topit do të dalë më vete në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit duke refuzuar ftesën e Berishës për koalicion me PD. Po ashtu edhe AK-ja e Kreshnik Spahiut deklaroi pasditen e sotme se do te garoje e vetme.

“ALEANCA PËR SHQIPËRINË EUROPIANE”
1- Partia Socialiste e Shqipërisë (PS)
EDI RAMA
2- Aleanca Arbnore Kombëtare (AAK)
GJET NDOJ
3- Aleanca për Barazi e Drejtësi Europiane (ABDE)
VALENTIN MUSTAKA
4- Partia Ambjentaliste (PA)
NASI BOZHEKU
5- Partia Ardhmëria Shqiptare (PASH)
EMIN SUBASHI
6- Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë (PBPPSH)
SELAMI JENISHEHRI
7- Partia Bashkimi Republikan Shqiptar (PBR)
ZANE LLAZI
8- Partia Demokratike Integrim e Prosperitet (PDIP)
HALIM SEITAJ
9- Partia e Çështjeve Shqiptare (PÇSH)
BUJAR SHURDHI
10- Partia e Gjelbër (PGJ)
EDLIR PETANI
11- Partia e Pajtimit Kombëtar (PPK)
SPARTAK DOBI
12- Partia e Punës e Riorganizuar (PPR)
MARKO DAJTI
13- Partia e Punës e Shqipërisë (PPSH)
MUHARREM XHAFA
14- Partia e Reformave Demokratike të Shqipërisë (PRDSH)
SKENDER HALILI
15- Partia Unitetit Kombëtar (PUK)
IDAJET BEQIRI
16- Partia G99 (G99)
ERVIN METE
17- Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH)
QEMAL CICOLLARI
18- Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori (PKSH-8 Nëntori)
PRENG ÇUNI
19- Partia Kristiandemokrate (PKDSH)
DHIMITËR MUSLIA
20- Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim (PLDN)
NIKOLIN STAKA
21- Partia Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve (LDSH)
ASTRIT KOSTURI
22- Partia Mendimi i Djathtë Liberal (MDL)
LAURETË LICI
23- Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve (PMDE)
YMER KURTI
24- Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë (PPD)
YZEIR FETAHU
25- Partia Personat me Aftësi të Kufizuar (PPAK)
AFRIM JESHILI
26- Partia Rruga e Lirisë (PRRL)
KURT KOLA
27- Partia Shqiptare Atdheu (PSHA)
KRESHNIK OSMANI
28- Partia Social Punëtore e Shqipërisë (PSP)
RAMADAN NDREKA
29- Partia Socialiste e Moderuar (PSM)
GJERGJ KOJA
30- Partia Socialiste e Vërtetë 91 (PSV 91)
PETRO KOÇI
31- Partia Toleranca e re e Shqipërisë (PTR e Shqipërisë)
AVDI KECI
32- Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë (PDBMSH)
OSMAN MEMA
33- Partia Ligj dhe Drejtësi (PLiDr)
SPARTAK NGJELA
34- Partia Levizja punetore Shqiptare (PLPSH)
SHEFQET MUSARAJ
35- Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI)
ILIR META
36- Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ)
VANGJEL DULE
37- Partia Aleanca Popullore (AP)
ARTUR DOJAKA
38- Partia Demokratike Sociale (PDS)
PASKAL MILO
39- Partia Social Demokrate (PSD)
SKËNDER GJINUSHI
40- Partia Aleanca Demokristiane (ADK)
ZEF BUSHATI

"ALEANCA PER PUNESIM, MIREQENIE DHE INTEGRIM"
Partia Demokratike
Partia Republikane
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Lidhja Demokristiane
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia Aleanca Demokratike
Partia Bashkimi Liberal Demokrat
Partia Balli Kombëtar Demokrat
Partia e të Drejtave të Mohuara e Re
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet
Partia Ora e Shqipërisë
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian
Partia Demokracia e Re
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar
Partia Konservatore Shqiptare
Partia e të Drejtave të Mohuara
Partia Lëvizja Shqipëria e Re
Partia e Minoritetit Grek për të Ardhmen
Partia Demokristiane
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare
Partia Civile e Shqipërisë

Sistemi proporcional rajonal që aplikohet në Shqipëri favorizon aleancat e gjera dhe kjo u provua me zgjedhjet e 2009-s.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare (2009) konkurruan katër koalicione zgjedhore. "Aleanca e Ndryshimit" ishte formacioni më i madh i përbërë nga 10 parti të djathta; koalicioni i majtë "Bashkimi për ndryshim", përbëhej nga 5 parti; ndërsa Aleanca "Poli i Lirisë" dhe "Aleanca Socialiste për Integrim", grupuan secila nga 6 parti.

(er.nu/e.m/m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera Aleanca me PS, Gjinushi pritet të firmosë sot paktin AK: Koalicion me kushtet tona. FRD: Të vetëm në zgjedhje Berisha: Aleanca për Punësim, Mirëqenie e Integrim, kundër bllokimit të Ramës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›