E Shtunë, 31 Tetor 2026

Linja e interkonjeksionit, Holtekemper: KFW, korrekte

Ambasadorja gjermane në Tiranë Carola Muller Holtekemper është treguar e rezervuar në deklaratat e saj në lidhje me linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë , e cila financohet nga banka gjermane “KFW”.
 

Ndërsa ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 12-vjetorit të institute “Gëte”, ambasadorja gjermane ka theksuar se nuk dëshiron të japë informacion për procedura që janë në vazhdim.
 

“Nuk japim informacion për procedura që janë në vazhdim. KFW ka punuar me transparencë dhe ka qënë e hapur dhe korrekte” është përgjigjur shkurt ambasadorja gjermane.
 

Ndërkohë ditët e fundit dy forcat kryesore politike në vend janë përfshirë në një debat në lidhje me me linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë. Ndërsa opozita ka akuzuar qeverinë për bllokimin e këtij projekti të rëndësishëm për të dyja vendet për përfitime korruptive, mazhoranca deklaron se është parandaluar një rast korrupsioni ndërsa akuzon opozitën se po mbron interesa mafioze.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›