Linja e re energjetike për Ballkanin

Me t’u ringjallur nga të vdekurit, ekonomia e Ballkanit po mbledh forcë. Konsumatorët po shpenzojnë përsëri dhe menaxherët po i zgjerojnë njësitë e tyre prodhuese. Ky është një lajm i ri, shmang një problem – atë të furnizimit me energji. Tregu ballkanik i energjisë është dobët i furnizuar, jo mjaft i shumëllojshëm dhe për më tepër tejet i varur nga burimet e energjisë që lirojnë sasi të papranueshme të CO2-shit në atmosferë.
Tregjet ballkanike përballen me një rebus energjie – si dhe prej nga do të sigurojë ky rajon burime të mjaftueshme energjie për të mbështetur rritjen e lëkundshme ekonomike të saj? Ekzistojnë disa opsione dhe disa shtete që tashmë i kanë bërë ujditë e tyre. Serbia, për shembull, ia ka shitur kompaninë e saj kombëtare të naftës dhe gazit “Gazpromit” të Rusisë.
Lajmi i mirë për Ballkanin vjen nga deti Kaspik, në formën e një marrëveshjeje transitore të nënshkruar së fundmi ndërmjet Azerbajxhanit dhe Turqisë, që cakton çmimin e transitit të gazit të Azerbajxhanit që kalon përmes Turqisë. Për planifikuesit ballkanikë të fushës së energjetikës kjo është një mundësi e mirë për t’u lidhur në një treg të qëndrueshëm dhe konkurrues të gazit natyror.
Azerbajxhani, shtet perëndimor në brigjet e detit Kaspik, është një prodhues i madh i gazit natyror dhe i naftës. Ka qenë e favorizuara e kompanive të mëdha perëndimore të naftës për më shumë se një dekadë tashmë, për shkak se tregjet e saj të energjetikës janë të hapura për përfshirje të drejtpërdrejtë të të huajve. Falë kësaj, një konzorcium ndërkombëtar po e zhvillon dhe po operon në fushën e gazit natyror “Shah Deniz”, ku kompania lokale e naftës dhe e gazit “SOCAR” ka vetëm një hise të vogël. Kjo strukturë ndihmon që parimet e tregut e jo politika të përcaktojnë avancimet e marrëveshjeve dhe që çmimi i gazit natyror të jetë transparent.
Modeli rus është shumë më i ndryshëm dhe Moska tashmë na ka treguar se si i krijon marrëdhëniet energjetike me palët e treta – gazi përdoret si një burim për ndikimin politik.
Shtetet ballkanike, që të gjitha në shteg për t’u bërë anëtare të BE-së, duhet të shohin alternativën azerbajxhanase në detin Kaspik për gazin rus si tejet interesant. Së pari, ky është një ekonomi e nxitur nga tregu, dhe për më tepër, Azerbajxhani nuk ka ndonjë problem me sferën e ndikimin, dhe sikurse shtetet e Ballkanit, po e synon një të ardhme përbrenda strukturës euroatlantike.
Për një kohë të gjatë pengesa kryesore për qasjen në gazin e Azerbajxhanit ishte Turqia. Ankaraja nuk ka ambicie për t’u bërë një nyje ndërkombëtare e energjisë dhe kjo ka bllokuar marrëveshjen për formulën transitore me Bakun.
Jo më. Kjo marrëveshje më në fund është nënshkruar muajin e kaluar ndërmjet dy shefave të shteteve. Një plan rezervë për atë se si të dërgohet gazi azerbajxhanas deri te konsumatorët ballkanik tashmë po hartohet. Gazi do të bartet me tube përmes infrastrukturës ekzistuese nga Azerbajxhani për në Gjeorgji, pastaj në Turqi dhe në fund në Bullgari. Dhe kështu do të bëhet e mundur që të merret nga kufiri bullgar.
Së dyti, lidhja me Azerbajxhanin mund të prodhojë një lidhje të ardhshme në Turkmenistanin. Azerbajxhani dhe Turkmenistani tashmë po punojnë mbi një shteg të lidhjes së linjave të tyre të gazit nën detin Kaspik. Turkmenistani konsiderohet të ketë një prej depozitave më të mëdha botërore të gazit natyror.
Tash është koha për një vizion të madh strategjik në Ballkan. Kryeministri shqiptar tashmë ka shprehur interesimin e tij për ta shndërruar Shqipërinë në një mininyjë gazi, duke e shfrytëzuar pozitën favorizuese gjeografike për të ofruar gaz natyror në formë të LNG-së për blerësit ndërkombëtarë dhe lidhjen e Shqipërisë me Italinë nën Adriatik.
Maqedonia ngjashëm është shprehur e interesuar për furnizimet e reja dhe stabile të gazit natyror. Tregu energjetik i Kosovës ka mungesë të theksuar furnizimi dhe Prishtina ka urgjentisht nevojë për të gjetur një mënyrë për të vënë në rregull furnizimet energjetike për të mbajtur gjallë bumin ekonomik të paspavarësisë. Djegia e thëngjillit, që është plani aktual, nuk është një vendim aq ambientalisht i zgjuar, i cili në fund do të shkaktojë probleme për Kosovën në negociatat e saj me BE-në.
Gazi natyror nga Shah Deniz do të jetë në qasje edhe para 2014-ës. Fusha tashmë është në fazën e zhvillimit dhe konzorciumi po zhvillon bisedime me blerës të interesuar. Sasitë e gazit natyror nga kjo fushë janë të limituara, prandaj nuk mbetet shumë hapësirë për shqyrtime. Në këtë rast stabiliteti energjetik është një pretekst i mirë dhe arsye e fortë për liderët ballkanikë që të realizojnë një vizitë zyrtare në Baku qysh gjatë këtij viti.
Dhe mandej është edhe Nabucco, projekti që duket se kurrë nuk ka pushuar së planifikuari. A duhet të llogarisin shtetet e Ballkanit në të për të garantuar sigurinë e tyre energjetike? Përgjigjja është jo, për dy arsye. E para, gazsjellësi Nabucco ka të bëjë me përçimin e gazit nga deti Kaspik në platformën tregtare Baumgarten dhe prej aty në tregjet e treta në Evropën Perëndimore. Me ngritjen e çmimit të energjisë në Evropën Perëndimore, blerja e gazit në Baumgarten do të rezultojë të jetë shumë më e kushtueshme për shtetet ballkanike sesa blerja e saj drejtpërsëdrejti nga furnizuesit kaspik.
E dyta, gazsjellësi është ende një projekt në letër, me fjalë të tjera, vazhdon të ketë mungesë të theksuar financimi dhe mbështetjen e duhur politike për ta vënë vetën në funksion.
(Borut Grgic është themelues dhe këshilltar i lartë i “Projektit TransCaspian”, “EPC”, në Bruksel)