Lini Serbinë dhe Kosovën rehat

Mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë javën e kaluar se Kosova nuk i ka shkelur ligjet ndërkombëtare me rastin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë nga Serbia, më 2008, duhet t’u dërgojë një mesazh të rëndësishëm Moskës dhe Washingtonit: Mjaft më me ndërhyrje. Kjo betejë e veçantë duhet të zgjidhet nga vetë Beogradi dhe Prishtina – me pak ndihmë nga Bashkimi Evropian. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ndalojnë dhe t’i japin fund turbullimit të ujërave.
Leximi i gjatë i mendimit tregoi se gjykata ka marrë vendime për një çështje tejet të ngushtë. Duke ia vërtetuar ligjësinë, mendimi thotë se nën ligjet ndërkombëtare është krejtësisht OK “të thoni” se dëshironi pavarësi. Mirëpo shton se për shkak se Kosova është “sub-sovrane” – e jo një shtet tamam – nuk i nënshtrohet ligjit të kombeve.
Ajo që gjykata nuk ka thënë është nëse ndarja e Kosovës nga Serbia apo njohja e saj nga shtete të ndryshme është në fakt ligjore. Mirëpo, perceptimi që gjykata dha në favor të Kosovës ka gjasa që të nxisë një valë të re të shteteve të gatshme për të njohur pavarësinë e saj. Gjashtëdhjetenëntë shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesën më të madhe të anëtareve të BE-së, tashmë e kanë njohur atë. Për t’u kualifikuar për anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe organizatat të tjera vitale ndërkombëtare, Kosova ka nevojë për aprovimin e dy të tretave të Asamblesë së Përgjithshme, apo të së paku 100 shteteve.
Shumë kundërshtarë pretendojnë se legjitimizmi i shpalljes unilaterale të pavarësisë së Kosovës do të përkrahë lëvizjet secesioniste nëpër botë. Mirëpo, mendimi i Gjykatës është diçka krejtësisht tjetër se sa një leje ligjore. Kosova dhe Serbia janë në një situatë speciale, dhe të dyja kanë një stimul të veçantë për kapërcimin e dallimeve të tyre – perspektivën e anëtarësimit në BE. Në rast se mund t’i zgjidhin problemet e tyre, dyert e Brukselit do të jenë të hapura për to.
Catherine Ashton, ministre e Jashtme e BE-së, nxitoi në miratimin e kësaj. “BE-ja është e gatshme”, tha ajo në një deklaratë të lëshuar për vendimin, “që të lehtësojë procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ky dialog do t’u dedikohej promovimit të bashkëpunimit, arritjes së progresit në rrugëtimin drejt Evropës dhe përmirësimit të jetesës së njerëzve”.
Zonja Ashton është një diplomate më se e aftë për ta thënë këtë, mirëpo implikimet e deklaratës së saj duhet të jenë të qarta si për Beogradin ashtu edhe për Prishtinën. Kosova duhet të pushojë së kërkuari të ardhmen e saj duke iu afruar Washingtonit, siç dukej se përpiqej të bënte javën e kaluar kryeministri, Hashim Thaçi. Dhe Beogradi duhet të pushojë së qepuri pas kundërshtimit rus të pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiq, ndonjëherë jep përshtypjen se kjo në fakt është politika qendrore e Beogradit.
Bashkimi Evropian duhet ta caktojë agjendën për Kosovën dhe Ballkanin, një rajon ky anëtarëve të të cilit tashmë u është premtuar anëtarësimi eventual. Në rast se BE-ja dështon në vetë oborrin e shtëpisë së saj, atëherë ajo mund të përshëndetet nga ideja e ushtrimit të ndikimit të vet në vendet e tjera.
Para dialogut aktiv të cilin Ashton e premton, Brukseli duhet të bëjë dy gjëra. Së pari, ai duhet të përmirësojë sistemin e stimujve të ofruar për shtetet ballkanike që janë ende jashtë Bashkimit Evropian. Së dyti, Brukseli duhet të veprojë për t’i heshtur ato forca në Washington dhe në Moskë që qartazi nuk duan një zgjidhje kompromisi për tensionet në Mitrovicën e veriut – enklava më e madhe serbe në Kosovë – dhe për problemet e tjera që e mundojnë Prishtinën.
Ndërkohë, elektorati serb duhet të pyes pse Qeveria në Beograd qëlloi veten në kokë me ta nxjerr një çështje kaq të ngushtë në Gjykatën ndërkombëtare me pretendimin tepër bindës së mendimi i gjykatës do të jetë në favor të Serbisë. Kush duhet të mbahet përgjegjës për këtë dështim të tmerrshëm strategjie?
Serbët dhe shqiptarët e Kosovës ngjashëm do të dëshironin të dinin po ashtu se si liderët e tyre synojnë të përshpejtojnë hapat drejt anëtarësimit në BE dhe të sigurojnë sundimin e ligjit. Qeveria e Kosovës duhet t’i kushtojë një vëmendje të veçantë këtij synimi të fundit, posaçërisht tash pas arrestimit të shefit të Bankës Qendrore në Prishtinë, të premten, nga administrata ligjore e BE-së për shpëlarje parash, mitmarrje dhe format e tjera të krimeve financiare.
Qeveria e Kosovës, pa dyshim, do të ndihet triumfuese nga mendimi i gjykatës ndërkombëtare, mirëpo kjo gjë nuk do t’i zgjidhë në mënyrë të magjishme sfidat enorme me të cilat përballet.
Serbia dhe Kosovën gjejnë veten përballë dilemës së të burgosurve. Nëse duhet të bashkëpunojnë për hir të anëtarësimit në BE apo të mbesin autsajder, me pasoja katastrofale për vetë ato, rajonin dhe diplomacinë e BE-së.
Bazuar në armiqësinë e tyre, ideja e bashkëpunimit mes Beogradit dhe Prishtinës mund të duket si vështirë e arritshme. Mirëpo, ne të gjithë mund të marrim zemër nga lidhjet veçanërisht të frytshme rajonale dhe bilaterale që janë zhvilluar në Ballkan gjatë pesë vjetëve të fundit. Vetëm 10 vjet më parë, Serbia dhe Kroacia shihnin njëra-tjetrën si armiq të mëdhenj. Edhe pse ende përballen me një mori problemesh të dala nga lufta e viteve ‘90, ato kanë treguar gatishmëri të paparë për të punuar së bashku mbi pjesën më të madhe të çështjeve problematike rajonale, sikurse është beteja kundër krimit të organizuar.
Pa marrë parasysh nëse këto kontakte ndërmjet Serbisë dhe Kosovës realizohen përmes organeve të bashkëpunimit rajonal; pa marrë parasysh nëse ato krijohen përmes rrugëve diskrete anësore; apo nëse Bashkimi Evropian e krijon një proces paqësor të stilit të Oslos, kjo vërtetë nuk ka shumë rëndësi.
Mirëpo dy palët duhet të fillojnë të bisedojnë. Jo vetëm për deklarimet unilaterale, por edhe për gjërat që fundi i fundit do të kenë më shumë rëndësi për qytetarët e tyre.
(Misha Glenny është autor i librit “Ballkani: 1804 deri 1999” dhe i atij “McMafia”. Vështrimi është botuar në “International Herald Tribune”).