Linja energjetike 40 Kv Shqiperi-Kosove
Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Shqiperise ka organizuar ne Keshillin e Qarkut Shkoder debatin publik lidhur me ndikimin ne mjedis qe do te kete projekti per ndertimin e linjes 400 kv Shqiperi-Kosove. Ky projekt qe financohet nga kfW ka nje kosto totale prej 76 milione eurosh ku nga keto 42 milione euro do te investohen ne pjesen shqiptare dhe do te pershkoje 14 komuna ne te gjithe territorin e qarqeve te Shkodres dhe te Kukesit ndersa pjesa tjeter e financimit do te jete per territorin e Kosoves. Projekti do te permiresoje ne menyre te ndjeshme furnizimin me energji elektrike per te gjithe vendin si ne aspektin industrial dhe ate te sherbimeve dhe popullates. Qellimi baze i ketij projekti eshte te beje te mundur lidhjen e Nenstacionit Tirana 2 me Nenstacionin e Kosoves tha kreu i OST-se Sokol Ramadani.