Ushtria izraelite dhunon protestuesit pro Palestinës (VIDEO)
http://www.youtube.com/watch?v=uL-GmYBNDqY
Një video e publikuar në YouTube tregon një anëtar të ushtrisë Izraelitet që godet me armë një protestues pro Palestinës. Kjo ka sjellë reagime nga mbështetësit e Palestinës dhe zyrtar të Izraelit. Kryeministri Netanjau ka reaguar duke thënë se ka pasur një provokim.
Video është postuar nga Lëvizja për Solidaritet Ndërkombëtar. Në video shfaqet koloneli Shalom Eisner duke qëlluar 20-vjeçarin nga Holanda, Andreas Ayas. Nga goditja 20-vjeçari është rrëzuar për tokë. Gjithashtu edhe aktivistë të tjerë janë sulmuar nga ushtarët izraelitë.
Përplasje mes ushtarëve dhe aktivistëve pro-palestinës ndodhi të dielën kur një grup prej 250 personash udhëtuan me biçikletë në luginë Xhordan. Ata e quajtën aksionin një protestë të heshtur për të vënë në pah vështirësitë që hasin palestinezët çdo ditë kur lëvizjen në këtë zonë. /F.Stafa/