E Shtunë, 31 Tetor 2026

Newcastle, Owen mendon per karrieren si trajner

Demtimet e shumta qe kane kushtezuar karrieren e “Golden Boy”, kane bere qe lojtari i Newcastle te marre patenten e klasit te pare per trajner.

Duke pare kohet e veshtira qe Michael Owen po kalon ne fushen e blerte, ai ka menduar qe ne te ardhmen ta vazhdoje karrieren ne stolin e trajnerit.

Demtimet e shumta qe kane kushtezuar karrieren e “Golden Boy”, kane bere qe lojtari i Newcastle te marre patenten e klasit te pare per trajner. Kjo eshte nje shenje e qarte se 29 vjecari po mendon qe tani te largohet nga fushat e blerta si lojtar, pasi ai nuk e gjen me veten ne rolin e sulmuesit.

Owen eshte rritur si lojtar tek Liverpool dhe me pas u ble nga Real Madrid, por pikerisht ne kete periudhe ai pesoi disa demtime te renda. E njejta histori vazhdoi edhe me rikthimin e tij ne Angli tek Newcastle ku jo vetem nuk po kontribuon per nje vend ne zonen UEFA, por nuk arrin te ndihmoje skuadren ne luften per mbijetese.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›