E Diel, 1 Nëntor 2026

Bundesliga, marreveshje me televizionin Premier

Shuma qe do shkoje ne arken e federates eshte 1.65 miliarde euro, ndersa kontrata e re do hyje ne fuqi duke filluar qe nga sezoni i ardhshem.

Bundesliga ka firmosur nje kontrate 4 vjecare per te drejtat televizive me televizionin me pagese, Premier. Shuma qe do shkoje ne arken e federates eshte 1.65 miliarde euro, ndersa kontrata e re do hyje ne fuqi duke filluar qe nga sezoni i ardhshem.


412 milione euro do shkojne per skuadrat qe do luajne ne Bundeslige per 4 sezonet e ardhshme. Nderkohe, nje ndryshim i madh i parashikuar ne marreveshje eshte edhe zhvillimi i nje ndeshjeje diten e shtune ne oren 18:30, ndersa te dielen do luhen dy ndeshje ne oraret, 15:30 dhe 17:30.


Televizioni publik ARD do transmetoje permbledhjet javore, ndersa ZDF do kete te drejten te transmetoje vetem permbledhjet e dites se shtune. Nderkohe, DSF do transmetoje permbledhjet e divizionit te dyte qe do te luhen te premten dhe te dielen.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›