Merkato, aksi Angli-Rusi me i populluari

Aksi qe lidh Angline me Rusine, pritet te kete mjaft trafik gjate merkatos se dimrit. Mes emrave te shumte per t’u transferuar ne Premier League, ai qe permendet me shume eshte lojtari i Zenit, Andrei Arshavin, per te cilin Tottenham ka premtuar nje shume te madhe.
Nje tjeter lojtar qe mund ta vazhdoje karrieren ne Angli eshte edhe sulmuesi tjeter i Zenit, Pavel Pogrebnyak. Per te jane interesuar shume klube britanike por edhe Bayern Munich.
Ne kundravajtje pergjate ketij aksi do te levize sulmuesi i ri i Arsenalit, Nicklas Bendtner, i cili mendohet te largohet nga Londra per t’u bashkuar me Spartakun e Moskes. Danezi eshte kerkuar me ngulm nga tekniku Michael Laudrup qe ndodhet ne stolin e skuadres moskovite. Shtypi anglez flet per nje marreveshje mbi bazen e 6 milione eurove.