E Diel, 1 Nëntor 2026

Lionel Mesi fiton “Topin e artë”Sulmuesi argjentinas i Barcelones grumbulloi 473 pikë nga 480 të mundshmet

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Lionel Mesi është fituesi i “Topit të artë”. Revista prestigjioze franceze “France Football”, ajo që organizon edhe çmimin më të lakmueshëm për çdo lojtar, shkruan se asnjëherë më parë, një sportist të jetë zgjedhur thuajse në mënyrë plebishitare: 240 pikë më shumë për argjentinasin e Barcelonës, Lionen Mesi (foto France Football), se sa portugezi Cristiano Ronaldo, fituesin e vitit 2008.

474 PIKË
Me një unanimitet të plotë, 96 anëtarë të jurisë me të drejtë vote votuan për sulmuesin e Argjentinës, i cili grumbulloi 473 pikë nga 480 të mundshmet. Juria vlerësoi rolin e tij përcaktues në të gjitha sukseset e Barcelonës gjatë këtij viti: kampionatin spanjoll, Kupën e Mbretit, e sidomos Ligën e Kampioneve, në të cilën Mesi ishte dhe shënuesi më i mirë i kompeticionit, me 9 gola në 12 ndeshje.  Gjatë finales së Ligës së Kampioneve kundër Manchester United, në Romë, të fituar 2-0 nga Barcelona, i mbiquajturi “xhuxhi” (El Enano), për shkak të problemeve të rritjes gjatë adoleshencës, Mesi shënoi një gol me kokë.

ARGJENTINASI I PARË
Edhe pse nuk u shpall “pichichi” (golashënuesi më i mirë) i Ligës spanjolle, Mesi shënoi megjithatë 23 gola, duke qenë realizuesi i dytë më i mirë i Barcelonës (në kampionat), pas Samuel Eto’o (30 realizime). Falë këtyre golave, por gjithashtu edhe shpërthimeve teknike, sllallomit të gjatë të driblimeve dhe kontrollit absolut të topit, ai është shfaqur si një lojtar i jashtëzakonshëm. Mesi është argjentinasin i parë, i cili shkruan emrin e tij në palmarin e “topit të artë”, që nga viti 1995, pasi më parë ai jepej vetëm për futbollistët europianë dhe jo për futbollistë nga kontinentet e tjera. 

BRAZILIANËT
Futbollistët brazilianë kanë fituar pesë herë në 14 vjet, që nga viti 1995: Kaka në vitin 2007, Ronaldinhjo më vitin 2005, Rivaldo në vitin 1999, Ronaldo në vitin 1997 dhe 2002. Për herë të parë një argjentinas, “la pulga” (pleshti), futet në historinë e trofeut individual më prestigjioz të planetit të futbollit.

Numri i klikimeve - 280
  E Marte, 01 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›