E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi dhe Bajerni, “prova zjarri” për Ferrarën

Drejtuesit e klubit, Blank dhe Elkan, kanë mbetur të pakënaqur, sidomos pas rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit dhe i kanë përkuar trajnerit të qartësojë skemat dhe vendosjen e lojtarëve në fushën e lojës.

Pra, dy sfidat e radhës, këtë fundjavë përballë Interit dhe të martën ndaj Bajernit në Ligën e kampionëve, do të jenë vendimtare për të ardhmen e Çiro Ferrarës në krye të pankinës bardhezi.

Ende nuk bëhet fjalë për gjëra të sigurta, por nga fjalët që qarkullojnë në shtypin italian, alternativa të mundshme mund të jenë Gus Hidink dhe ish-kundërshtari kryesor në kohën kur drejtonte Interin, Roberto Mançini.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›