E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lionel Mesi, mbreti i Katalonjes

Argjentinasi Lionel Mesi me katër golat e tij në triumfin 4-1 të Barcelonës kundër Arsenalit në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve, u bashkua në “klubin poker”, së bashku edhe me holandezin Marko van Basten (1992), italianin Simone Inzagi (2000), kroatin Dado Përso (2004) dhe ukrainasin Andrij Shevçenko (2005), të cilët kanë shënuar të njëjtin numër golash.

Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë në “Emirates” të Londrës, golin e parë në “Kamp Nou” e shënoi Arsenali në minutën e 18-të më anë të sulmuesit danez Niklas Bendtner, që i çoi shifrat e përgjithshme në 3-2 për londinezët. Pas tri minutash nisi edhe “Mesi-shou” me golin e parë të lojtari më të mirë në botë.

Fituesi i “Topit të artë” realizoi në minutat 21’, 37. 42’ e 88’, duke çuar për të dytin vit rresht Barcelonën në gjysmëfinale, ku do të përballet sërish me Interin, ndaj të cilit barazoi pa gola në “San Siro” dhe fitoi 2-0 në Spanjë në ndeshjet për fazën e grupeve.

Për Mesin katër golat kundër Arsenalin e çuan në nëntë, duke lënë pas Kristiano Rolandon e Realit të Madridit, me një gol më shumë kur në dispozicion të “FIFA Ëorld Player” janë të paktën edhe dy ndeshje në dispozicion.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 06 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›