E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet e Dinamos, Pisha: Vështirësi e fazës së tretë

Dinamo ka arritur te marre vetem nje pike ne tre ndeshjet e fundit, duke treguar nje pamje tjeter nga ajo e dy fazave te para te Superliges, ku blute e kryeqytetit dominuan plotesisht kampionatin shqiptar. Por sipas kapitenit Arjan Pisha, kjo forme justifikohet me veshtiresine e fazes se trete, ku te gjitha skuadrat, sidomos ato qe duan te qendrojne ne Superlige, kerkojne te marrin pike.

"Rezultatet s'kane qene te mira, pozitive, por jo se duhet te jete arsyeja kryesore. Shkeptuja e pikeve eshte shume larg ndjekesve. Mendoj qe faza e trete eshte shume e veshtire, sepse te gjithe kerkojne pike, per vete faktin per te mbijetuar per te qene superiore", thote Arjan Pisha, kapiten i Dinamos.

Duke folur per Alsat, Pisha ka bere te ditur se skuadra e tij do te kerkoje te kthehet te fitorja, duke filluar nga ndeshja e ardhshme kunder Vllaznise.

"Ne do te hyjme ne fushe per te fituar dhe per ta bere akoma me te lehte qe te jemi shpallur kampion. Do bejme me te miren, te gjithe si skuader, qe te marrim maksimumin ne kete ndeshje, dhe rezultatin pozitiv, 3-pikeshin", vijoi Pisha. Dinamo kryeson tabelen e renditjes me 18 pike me shume se vendi i dyte qe mbahet nga Besa.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›