E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka mungon kundër Barcelonës

Kaka nuk do të luajë në supersfidën kundër Barcelonës, që do të zhvillohet të shtunën mbrëma në stadiumin Santiago Bernabeu.

Siç njofton e përditshmja spanjolle AS, katër ditë para derbit të La Ligas, braziliani i Real Madridit ndien ende dhimbje në muskulin e epërm të këmbës së djathtë.

Maksimumi që mund ta bëjë trajneri Manuele Pellegrini është që ta ftojë për këtë ndeshje, por inkuadrimi i tij në fushë nga minuta e parë duket i pamundshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›