E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shapkat me bar, tendenca e kësaj vere-FOTO

Shapkat me bar, të prezantuara nga kompania Firebox, duket se do të jenë tendenca e kësaj vere. Ato përbëhen nga një shtresë me bar artificial, e cila u fal ndjesinë e ecjes nëpër një livadh me bar të butë.

Këto shapka, të cilat u dedikohen posaçërisht personave që jetojnë në qytet, që ‘lakmojnë’ natyrën, gjenden në versionet për meshkuj dhe femra dhe kushtojnë rreth 33 euro.

Atyre që u duket i lartë ky çmim, mund të dalin në ndonjë park e të ecin zbathur nëpër bar. Por kujdes! Ndoshta ka tabelë që ndalon shkeljen e barit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›