Lionel Mesi u caktua ambasador boteror nga qyteti i tij i lindjes Rozario
Ambasadorët janë një specie në modë, sidomos kur flitet për yje të sportit, muzikës apo kinemasë. Një titull të tillë e mori edhe Lionel Mesi, një superfutbollist që nuk mund të qahet në këtë drejtim, veçse ky titull ishte i veçantë dhe i plotkuptimtë.
Qyteti i tij i lindjes, Rozario i Argjentinës, e shpalli atë si “Ambasador Botëror”, por edhe si “Qytetar i Shkëlqyer”. Edhe pse Leo njihet më shumë si bir i Barcelonës, “prindi natyral” i tij është pikërisht Rozario, ky qytet që ndodhet 300 km në veriperëndim të Buenos Airesit.
Numri 10 i Barçës dhe Argjentinës u kthye në Rozario për pushime dhe mori diplomën e nderit si dhe një flamur të qytetit. Premtimi i ambasadorit të ri është i thjeshtë.
“Unë shpresoj që të vazhdoj kështu. Shpresoj të vazhdoj të rritem, të vazhdoj të përmirësohem në nivel kolektiv dhe individual tek Barcelona. Me kalimin e kohës, vetëm Zoti do të thotë se çfarë do të arrij të bëj”, u shpreh Mesi.
Ky nderim do të jetë, natyrshëm, një nxitje më shumë që Mesi të shkëlqejë jo vetëm në Barcelonë, por së pari në ekipin e tij kombëtar, Argjentinë, ndërsa tifozët e shumtë në të gjithë vendin e madh amerikanojugor ëndërrojnë që ai të shndërrohet në një tjetër Diego Armando Maradonë, për t’u sjellë titullin e kampionit të botës.