Lionel Messi, sportisti më i mirë i vitit

Futbollisti Lionel Messi është shpallur sportisti më i mirë i vitit 2011.
Superylli i Barcelonës ka mundur në konkurrencë tenistin serb, Novak Djokovic dhe të riun kampion të Formula 1, Sebastian Vettel, për t`u shpallur më i miri i vitit.
Rezultatet janë publikuar në revistën sportive prestigjioze franceze, L`Equipe, e cila është dhe organizatorja e konkursi.
Lionel Messi gjatë vitit 2011 me Barcelonën fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube. Ai ka shënuar 80 gola në 80 ndeshjet e fundit.