Lioni, shansi i fundit i Klinsmanit

Sot do të zbresë në fushë Fiorentina e Çezare Prandelit, që pas barazimit me Lionin (2-2, violët kaluan dy herë në avantazh), kërkon fitoren në ndeshjen tek “Artemio Franki” kundër rumunëve të Steauas së Bukureshtit, të mundur me rezultat të ngushtë nga Bajerni i Mynihut në ndeshjen e parë.
Nga skuadra gjermane pritet konfirmimi në ndeshjen delikate në “Allianz Arena” kundër kampionëve në fuqi të Francës. Ky është shansi i fundit për trajnerin Klinsman.
Skuadra tjetër italiane, Juventus, do të duhet të luajë sot në transfertë. Bardhezinjtë e Klaudio Ranierit do të luajnë në fushën e modestëve të Bate Borisov, të cilët u mundën 2-0 në ndeshjen e parë nga Real Madridi.
Ndërsa klubi “blanco”, do të fluturojë drejt Shën Peterburgut për t’i bërë një vizitë Zenitit të Shën Peterburgut. Ky i fundit ka demonstruar edhe në ndeshjen kundër Juventusit, se është një skuadër e pakalueshme dhe me individualitete për t’u vlerësuar (Arshavin në krye).
Grupi E është shumë i paqartë: Alborg, Mançester Junajtid, Vilareal e Sëlltik i kanë mbyllur ndeshjet e para në barazim, duke shtyrë për ndeshjen e sotme tri pikët drejt kualifikimit për në turin tjetër.
Kalendari i shikon anglezët e Ferguson të impenjuar në fushën e danezëve të Alborg. Vilareal pret vizitën e Sëlltikut. Grupi G, sot Londra është në pritje të sfidës mes Arsenalit dhe Portos.
“Topçinjtë” janë të zhgënjyer pas humbjes së turpshme në shtëpinë e tyre ndaj Hull Sitit në Premier League; portugezët kanë fituar në ndeshjen e parë kundër Fenerbaçes; turqit e drejtuar nga trajneri kampion Evrope, Aragones, do të presin Dinamo Kievit dhe besojnë se nuk do të kenë problem në arritjen e fitores.
Në Grupin A, Roma e Luçiano Spaletit ka dëshirë ta harrojë sa më shpejt që të jetë e mundur hapin e çuditshëm fals në takimin e parë të kompeticionit. Humbja në shtëpi përballë Kluzh duhet të mbetet vetëm një kujtim i keq për djemtë e Spaletit, të cilët të mërkurën do të vizitojnë francezët e Bordosë.
“Girondins”, të drejtuar nga Laurent Blank, kanë bërë përshtypje të mirë deri tani përpara publikut të tyre në “Ligue 1”, por gjithashtu është e vërtetë që verdhekuqtë, italianët nuk mund t’i lejojnë vetes hapa të tjerë fals.
Në të njëjtin grup, Çelsi do të luajë në Rumani, në shtëpinë e Kluzh. Interi, i zhgënjyer nga humbja në derbin me “kushërinjtë” kuqezi, kthehet në Evropë (luan në San Siro) për ndeshjen brenda kundër Verder Bremenit.
Skuadra gjermane nuk është e parezistueshme larg shtëpisë dhe djemtë e Hose Murinjos nuk do të duhet të kenë vështirësi për të marrë fitoren. Në ndeshjen e dytë të Grupit B, Panathinaikos do t’u bëjë vizitë në shtëpi.