E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lipi: Do te mbrojme titullin ne Afriken e Jugut

Kampi i Italise eshte mbushur me optimizem, se pas kualifikimit per ne finalet e Kupes se Botes, "Afrika e Jugut 2010", do te mbrohet titullit boteror. Kampionet ne fuqi, nen drejtimin e Lipit e shohin veten te afte qe te shpallen serish kampione bote. Me nje grup te dalluar lojtaresh dhe nen drejtimin e te njejtit trajner, shanset e Italise per te mbrojtur titullin boteror shihen si teper te medha. Zhgenjimi ne Kupen e Konfederatave eshte harruar me paraqitjen e Italise, ne ndeshjet e fundit te eliminatoreve. "Ne e kuptuam qe pas fillimit te ndeshjeve eliminatore se do te ishte e veshtire qe te sigurohej nje vend per ne boteror," - theksoi mbrojtesi Kamoranezi qe shenoi golin e pare te Italise, ne barazimin 2-2 me Irlanden. Ne Kupen e Konfederatave qe u zhvillua ne muajin qershor, Italia zhgenjeu teresisht. - "Ne pame se tifozet mbeten te zhgenjyer pas paraqitjes qe beme gjate veres se kaluar. Por tani ata duhet te gezojne se jemi kualifikuar ne finalet e Kupes se Botes. Nje kualifikim i tille na jep shanse qe te mbrojme titullin boteror,' - thekson me tej Kamoranezi. Ndaj Irlandes sulmuesi Xhilardinjo shenoi ne minutat e fundit te ndeshjes golin e barazimit per Italine. Irlanda kishte kaluar ne epersi vetem tre minuta para barazimit te "axurreve". - "Ekipit i nevojitej qe te ndertohej, por disa sinjale pozitive jane dhene qe tani per te arritur te njejtin sukses, si kater vite me pare,,' - theksoi trajneri i Italise, Marcelo Lipi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›