Van Gal: Ne vitin 2002 isha prane stolit te Mancestr Junajtid
Trajneri holandez, Luis van Gal theksoi se ka qene shume prane stolit te Mancester Junajtid, disa vite me pare, kur Aleks Ferguson ishte gati qe te largohej nga ekipi i Mancester Junajtid, ne vitin 2002. Holandezi drejtoi Ajaksin, Barcelonen dhe gjithashtu edhe ekipin kombetar te Holandes dhe pas ketij momenti trajneri aktual i Bajernit te Mynihut pranon se ka pasur kontakte me drejtorin ekzekutiv te Mancester Junajtid, per te marre ne dore drejtimin e Djajve, pas largimit te Aleks Fergusonit. -"Koha kur duhet te ulesha ne stolin e Mancester Junajtid ndodhi para finales se Kupes se Botes," - theksoi 58- vjecari. - "Ne ate kohe pata kontakte me Peter Kenion te Mancester Junajtid. Ai me tha se Aleks Ferguson do te terhiqej nga futbolli." Por pas perfundimit te kampionatit te atij viti, Ferguson u terhoq nga vendimi dhe qendroi deri ne fund ne stolin e Mancester Junajtid.