Dinamo dhe Tirana pergatisin shperblimet, para debit
Pauza e kampionatit, per shkak te ndeshjes se dites se merkure me Suedine, i ka dhene me shume kohe ekipeve te Superiores qe te pergatiten per ndeshjet e radhes. Me me shume interes pritet derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana. Bardheblute pas emerimit te trajnerit te ri, Alban Tafaj synojne qe te arrijne nje rezultat pozitive, me qellim qe t'i rikthehen pretendimeve per te mbrojtur titullin. Sakaq ekipet kryeqytetase do te shtojne intensitetin ne stervitje, per javen e fundit te pergatitjeve para derbit. Tirana shpreson ne rikuperimin e kapitenit Muka, pasi sulmuesi Memelli do te kete me pak shanse qe te rikthehet ne fushe, per kete ndeshje. Fitorja do te shoqerohet me shperblim per Tiranne. Nga ana tjeter Dinamo ka nisur pergatitjet per ta kthyer derbin ne nje feste. Blute kryesojne kampionatit, por pritet qe edhe presidenti Besnik Sulaj te shpalle nje shperblim te majme, gjate javes, qe Dinamo te siguroje nje fitore te mundshme ne derbi me Tiranen.
Titullaret duhet te bindin trajnerin, per te mbajtur fanellen kuqezi
Kuzhe, pa dilema per formacionin anti-Suedi
Nje rezultat pozitiv ndaj Suedise do te permiresonte imazhin e kuqezinjve, si dhe do te vendoste pozitivisht per disa lojtare qe rrezikojne vendin ne kombetare, ndonese vendi i parafundit eshte i pashmangshem. Trajneri Jozip Kuzhe nuk do te kete asnje te demtuar nga kontingjenti i lojtareve qe ka grumbulluar per ndeshjen e radhes, me Suedine. Pas perfundimit te pergatitjeve ne Gjermani, ekipi yne do te niset sot drejt Suedise, pa krijuar asnje dileme per trajnerin kroat Josip Kuzhe, ne ndertimin e formacionit. Titullaret qe ishin me Danimarken dhe qe jane grumbulluar edhe per kete ndeshje do te kene nje prove te forte para, qe te bindin trajnerin dhe stafin drejtues te ekipit, se jane ende te "fresket", per te mbrojtur me dinjitet fanellen kuqezi, edhe pas ndeshjes se fundit zyrtare te eliminatoreve te boterorit. Nga ana tjeter nje pjese e lojtareve te rinj, qe jane grumbulluar nga Kuzhe per kete ndeshje pritet ta nisin sfiden me Suedine nga stoli, pasi ne mungese te eksperiences trajneri nuk ka ndermend qe te rrezikoje me aktivizimin e tyre, qe nga minuta e pare. Ne porte pritet te luaje qe nga fillimi i ndeshjes portieri Saimir Ujkani dhe ne mbrojtje gati per kuqezinjte do te jene Dallku, Curri, Teli dhe Cana. Ne mesfushe pritet qe t'i besohet po atyre lojtareve qe kane luajtur edhe ndaj Danimarkes, Duro, Skela, Bulku, por edhe Jahmir Hyka. Ne sulm do te luajne Salihi dhe Bogdani. Sulmuesi i Rapidit eshte e vetmja dileme e trajnerit, per te ndryshuar modulin taktik, me aktivizimin e nje sulmuesi, qe do te krijonte vend per nje mesfushor tjeter. Ekipi yne kombetar zhvilloi ne Gjermani nje jave pergatitje per ndeshjen e radhes, ndaj Suedise. Para mberritjes ne Suedi, per ndeshjen e fundit te eliminatoreve, kuqezinjte zhgenjyen ne nje miqesore me ekipin e bundesliges se dyte gjermane, Grojther Fyrthin. Edhe loja nuk ka qene e pelqyeshme, duke vene ne pergjegjesi lojtaret, para sfide se dites se merkure.
Testimi
Pas ndeshjes zyrtare me Suedine, trajneri kroat do te testoje ne miqesoren e planifikuar me 18 nentor ne Estoni, pjesen e lojtareve te rinj qe jane grumbulluar me Suedine. Paraqitja e secilit ne kete ndeshje do te vendose per te ardhmen e tyre.