Portugalia rikthehet ne fund, Kuerioz premton kualifikimin
Ekipi i Karlos Kuerioz duhet te fitoje ne mesjave edhe ndaj Maltes, qe ta kete te sigurte vendin e dyte ne grupin e pare. Me fitoren e fundit ndaj Hungarise jane shtuar shpresat per te marre pjese ne boterorin afrikan, pasi eshte ndalur edhe Suedia ne te njejten kohe. Por portugezet do te dalin ne fushe, ne ndeshjen e radhes, pa yllin e skuadres se tyre, Kristiano Ronaldon, qe eshte demtuar ne gjurin e djathte. Ylli i Portugalise pesoi nje demtim gjate ndeshjes me Hungarine, demtim qe parashikohet ta lere ate, per afro 2 jave larg fushes se blerte. Megjithate, fitorja e shenuar ndaj Hungarise ka justifikuar pranine e lojtarit, qe kontribuoi ne shenimin e golit te pare te ndeshjes. Ish ndihmesi i Mancester Junajtid, Kuerioz eshte vetem 90 minuta larg "fshirjes" se kritikave, qe ishin adresuar ndaj tij, per rrezikun qe i kanosej Portugalise, qe te siguronte ne veren e ardhshme nje vend ne finalen e Kupes se Botes. Kuerioz theksoi: - "Nese nuk do te kem Kristiano Ronaldon ne finalet e Kupes se Botes une do te isha plotesisht i merzitur. Nuk pajtohem me Sep Blaterin, presidentin e FIFA-s, se Kupa e Botes pa Ronaldon nuk do te kete asnje pengese per te qene event spektakolar." Portugalia e sheh veten me prane kualifikimit, pas rezultateve te fundit. Simao i dha Portugalise kryesimin ne '18, por Ronaldo doli nente minuta me vone nga loja, per t'u zevendesuar nga lojtari i Mancester Junajtid, Nani. Ne pjesen e dyte Portugali vulosi fitoren.