Moto GP, Lorenco premton luftë
Fitorja e fundjavës në Indianapolis e ka karikuar së tepërmi, 25 pikët e rikuperuara në klasifikimin e përgjithshëm i kanë ringjallur shpresat për një fitore të mundshme të titullit. Spanjolli Lorenco është gati të bëjë “luftë” në garën për çmimin e madh të Misanos. Siç e konfirmon edhe vetë: “Në Misano mund të bëjmë më mirë se vitin e kaluar, edhe pse do të jetë e vështirë, sepse është cirkuiti në shtëpi për Valentino Rosin. Por unë jam i gatshëm për një tjetër betejë të madhe.”
“Misano – ka shtuar piloti i Jamahas – është një nga cirkuitet ku kam dalë mirë në të kaluarën. Jam i sigurt që do të jemi kompetitivë. Në vitin 2007 kam arritur të fitoj në klasin e 250 kubikëve dhe vitin e kaluar përfundova i dyti, jo shumë larg Rosit. 25 pikët e rikuperuara në Indianapolis më kanë motivuar, edhe e di se do të jetë e vështirë të fitoj titullin kampion.”