Premier Liga ose “Legjioni i të huajve”
Që tani e tutje do të quhet Premier “Strangers” Ligë, sepse përqindja e të huajve që luajnë në kampionatin anglez është më e larta në krahasim me kampionatet e tjera kryesore europiane. Mesatarisht, 42.6% e futbollistëve që luajnë në Angli janë të huaj. Ky rezultat ka dalë nga një studim i gazetës “Sun”, sipas të cilës të paktën 6 lojtarë në 10 janë jo-anglezë.
Nëse i hedh një sy pesë skuadrave kryesore të Premier Ligës, përqindja mesatare e lojtarëve që vijnë nga jashtë është 72.4%. Liverpuli është skuadra më kozmopolite. Vitin e kaluar, “The reds” kishin 90% të futbollistëve të huaj. Shumë më pak është Arsenali, që pas marrjes në orët e fundit të merkatos të rusit Andrei Arshavin, e rriti në 84.5 përqindjen e lojtarëve që vijnë nga jashtë ishullit.
Nëse Anglia ka përqindjen më të lartë të lojtarëve të huaj në kampionatet europiane (60%), e kundërta mund të thuhet për Francën, që mban vendin e parë për numrin e lojtarëve francezë që luajnë në kampionatin vendas, me 30.5%. Pastaj vjen Spanja me 35.5%, Italia 39.2% dhe Gjermania 50.2%.
Në fakt, nga studimi i tabloidit londinez del edhe një tjetër e dhënë alarmante: numri gjithnjë më i vogël i yjeve të Premier Ligës të lindur dhe të rritur në klubet ku luajnë aktualisht. Në këtë rast, raporti është 1 në 5.