Groso: Me Juven për të fituar gjithçka
Mbrojtësi italian flet për herë të parë si lojtar i "Zonjës": "Juventusi, më i fortë këtë vit." Ende pa veshur mirë fanellën bardhezi, Fabio Groso flet si juventin i vjetër. "Jam shumë i lumtur: u riktheva në shtëpi, dëshiroja shumë të vija të Juve, më në fund e realizova dëshirën time - ka shpjeguar anësori italian -. Në karrierën time kam bërë gjithmonë zgjedhje që më kanë kënaqur." Dhe më tej shton: "Shkoj në Torino me objektivin për të arritur deri në fund të të gjitha kompeticionve: Juventusi meriton fitore të mëdha."
Në pritje për t'u veshur bardhezi, Groso ka filluar të vërë këto ngjyra në zemër dhe në fjalët e tij. Fjalë prej juventini të vërtetë dhe prej lojtari që i ka idetë e qarta për të ardhmen. Të fitojë me çdo kusht, sepse është çasti që Juventusi të rimarrë fronin e vet. Pak rëndësi ka nëse aventura ende nuk ka filluar.
Groso do të fillojë stërvitjen me shokët e tij të rinj - midis të cilëve shtatëlojtarë në kombëtare - pas grumbullimit me skuadrën përfaqësuese të Lipit në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në Firence.