Lipi beson te forca e Milanit
Trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, mendon se dy skuadrat surprizë në këtë fillim sezoni në Serinë A, Udineze dhe Napoli, mund të luftojnë deri në fund për titullin kampion, por pranon se Milani është një hap përpara të gjithë rivalëve. Momentalisht, friulanët dhe napolitanët janë të parët në tabelën e klasifikimit, megjithatë, kuqezinjtë e Ançelotit klasifikohen përpara Interit pas sfidave të mesjavës dhe ndjekin kryesuesit me 1 pikë diferencë. "Ky kampionat është shumë argëtues dhe mjaft i balancuar", deklaroi Lipi për "Gazzetta dello Sport". "Gara për titullin do të jetë e hapur deri në fund dhe kjo mund të ndihmojë Serinë A që të rikthehet si pikë referimi në futbollin evropian". Rreth Milanit ai tha: "Ata janë një hap përpara skuadrave të tjera. Këtë e them jo vetëm duke u bazuar te renditja aktuale, por, mbi të gjitha, sepse ata nuk do të sforcohen duke luajtur në Ligën e Kampioneve, vazhdoi 60-vjeçari. Kur ‘Djajtë‘ përcaktojnë një objektiv, ata nuk gabojnë. Për shkak të Olimpiadës, gjatë verës, Ançeloti nuk e kishte në dispozicion të gjithë skuadrën dhe kjo ndikoi në javët e para. Kthesa e Milanit erdhi pas fitores në derbin me Interin".
Pyetjes nëse Napoli apo Udineze janë të denja për t‘u shpallur kampione, tekniku iu përgjigj: "Jam i sigurt se këto dy skuadra mund të cilësohen të denja për titull, por për të pretenduar trofeun më të rëndësishëm në Itali duhet të qëndrojnë mes kryesueseve deri në muajin mars. E them këtë, pasi impenjimet në Champions League ndikojnë gjithmonë në paraqitjet e skuadrave më të mëdha gjatë pranverës. Napoli ka një skuadër të mrekullueshme. Ezekuel Laveci është padyshim një yll i futbollit ndërkombëtar, Denis është sulmuesi tipik, që nuk shërben vetëm si pikë referimi por edhe shënon. Mesfusha e ‘axurrëve‘ është shumë cilësore dhe këtu mund të përmend kontributin e Marek Hamsik, Kristian Maxhos e Valter Garganos. Për më tepër, ata përfitojnë nga faktori fushë: nga atmosfera e jashtëzakonshme dhe mbështetja që kanë në ‘San Paolo‘. Për sa i takon Udinezes mund të them: A e keni parë se çfarë ‘arsenali‘ sulmues ka në dispozicion trajneri Paskuale Marino? Është shumë e vështirë që të gjesh një tjetër skuadër me këtë forcë sulmuese, jo vetëm në Serinë A, por edhe në shumë kampionate të tjera. Ky klub afron sistematikisht talente të reja në merkato dhe për këtë duhen përgëzuar drejtuesit".