Aleatët e paradhomave
Politikanët shqiptarë, ose më mirë deputetët, sepse politikanë shumë pak shohim, deklarojnë çdo gjë, kanë një mendim për çdo fushë të ekzistencës njerëzore, që nga kibernetika deri te konceptualizmi. Për çdo gjë që i pyesin e kanë përgjigjen gati, pavarësisht nëse përgjigjja është apo jo korrekte, por në asnjë mënyrë "s‘duhet me u korit e me deklaru që nuk e di këtë". E vetmja çka nuk deklarohet apo dhe kur bëhet, kërkon kohë e mundim, është deklarimi i pasurive. Logjikisht, kjo duhet të ishte më e lehtë se fushat ku ata aventuroren, sepse në fund të fundit, gjëja më e thjeshtë është të dish të ardhurat që disponon. Nuk ka shqiptar që nuk e di sa para zotërojnë, e për fat të keq, as nuk dinë si të kullandrisen me ato që kanë, jo më të harrojnë se ç‘zotërojnë apo t‘i bëjnë bisht e të manipulojnë sistemin, siç bëjnë të zgjedhurit tanë.
Nuk është problemi nëse në Parlament kemi të pasur apo të varfër. Gjatë këtyre viteve ka pasur disa syresh që ndonjëherë deklaronin varfëri ekstreme, për t‘i dhënë publikut të besojë që ata janë njerëz me integritet të pacenuar, me raste ndonjëherë qesharake. Por, në vitet e fundit, është bërë e modës gjithashtu, deklarimi i sa më shumë parave në mënyrë që të tregohet forca dhe integriteti personal, për të akomoduar publikun me bindjen se aksh politikan, duke mos qenë barkthatë, nuk do të ndërmarrë asnjë nismë korruptive. Por, sakaq, kemi raste ministrash që ndonëse të pasur, po përndiqen nga drejtësia pikërisht për afera korruptive. Ndaj, duket që as me këtë format nuk ia kemi dalë të gjejmë zgjidhjen përfundimtare. Kjo, sepse ne kërkojmë integritet nga personi, duke anashkaluar sistemin, pavarësisht se në letër kemi rënë dakord që të kemi një sistem kontrolli ndaj kësaj pjese të shoqërisë, që në mos po na udhëheq, të paktën të mos na udhëndalojë në itinerarin tonë.
Por problemi që deri këtu duket se është vetëm parimor, anipse antiligjor, është në të vërtetë më shumë se kaq. Po të marrim rastin më ekstrem korruptiv që ka përjetuar Shqipëria, ai i Gërdecit, shohim që biznesmeni i përfshirë në këtë marrëdhënie korruptive me "qeverinë demokratike", ka qenë po aq i përfshirë dhe në kohën e "socialistëve".
Ndaj, partitë duhet të bëjnë transparencë reale mbi financimet e të ardhurave të tyre, që ne të dimë se kujt do t‘i kemi borxh të ardhmen, jetën, madje dhe vdekjen tonë. Dhe vetë kandidatët për deputetë, ata që do të marrin përsipër misionin e udhëheqësisë së këtij vendi, bashkë me letrat e tjera që dëshmojnë bekimin e nënës parti për të garuar në maratonën që përcakton të ardhmen tonë të përbashkët, duhet të dorëzojnë së paku edhe një copë kartë, ku të deklarojnë se ç‘pasuri zotërojnë, e si e kanë vënë.
E vërteta që të gjithë e dinë e të gjithë i janë dëshmitarë, është se një masë e madhe biznesmenësh, përfshihen në fushata elektorale, duke qenë aktivë me të gjitha kampet që kanë mundësi të arrijnë poste ekzekutive. Kjo, sepse interesat e tyre personale nuk lidhen me një ideologji të caktuar përveçse atë të fitores dhe/apo fitimit, e partitë tona, me mungesë ideologjie ekstreme, sigurisht që s‘e kanë për zor që të marrin para si nga industrialisti, ashtu dhe nga agrobiznesi, si nga TEC-i ashtu dhe nga hotelet buzë detit. E në këtë mënyrë, kur të vinë në pushtet, zgjedhin se kujt t‘ia prishin e kujt t‘ia ndreqin, në bazë dhe të parave që do të marrin në fazën e dytë, atëherë kur bëhet shpërndarja e tenderëve. Kjo sjell që, në shumicën e rasteve, qeveritë shqiptare kanë qenë në kundërshtim të plotë me ato që kanë promovuar në fushata elektorale. Kujtojmë vetëm premtimin e Berishës për referendum në Vlorë, e më pas partizanllëkun e tij për ndërtimin e parkut energjetik. Të deklarosh sot që Berisha është i keq është kollaj, sepse nuk do asnjë stërmundim intelektual ta shpallësh dikë të tillë, por pakkush përveç z. Lubonja, merret me sistemin korruptiv që kemi ngritur gjatë këtyre viteve pluralizëm. A mendon ndokush, se si mund të ndalohet kjo marrëdhënie perverse, ku në qendër të çdo fushate vihet qytetari. E në të vërtetë, qytetari në fushatat shqiptare ka vetëm një vlerë thjesht logjistike, që të shkojë të votojë për një kah politik, pavarësisht se s‘ka asnjë ideologji mbështetëse e pavarësisht se interesat që mbrojnë të gjithë zotëruesit e pushtetit, tanimë janë ato të atij që ka më shumë në dëm të atij që ka më pak, apo aspak.
Revolucionarizmi dhe kthimi dhe një herë në një pluralizëm të vërtetë, do të vinte nëse kjo lidhje prishet, shkatërrohet. Vetëm atëherë fokusi i politikës do të ishte qytetari, e vetëm atëherë do të mund t‘u thoshim qytetarëve: "Shkoni e zgjidhni atë që doni!". Vetëm kur partitë politike do të bëjnë një transparencë të plotë të kanaleve financiare, do të mund të shohim një fotografi të qartë të kaheve që këto parti përfaqësojnë. Deri atëherë, vota jonë do jetë vetëm një element i parëndësishëm, një certifikim i parave, që më pas bizneset pranë politikës do përfitojnë. Sepse bashkë me kandidatin e partisë, ne votojmë aleatë anonimë, që sot veshin maskën e kandidatit e nesër ua shohim fytyrën në televizor, në kronikat ku flitet për zi kombëtare. Nën logon e partive, bashkë me kandidatin, ne votojmë edhe këta aleatë paradhomash. Unë dua që kur të shkoj në vitin e ardhshëm në kutinë e votimit, të mos votoj silueta "delijorgjësh", por emra me fytyra të vërteta. Gërdecët parandalohen vetëm duke shkatërruar këtë monopol biznesi, që ka kapur politikën e të gjithë krahëve të mundshme, Gërdeci ka për fat të keq fytyrën e të gjithëve ne, që marrim pjesë në votime që certifikojnë këto akte korruptive dhe këtë sistem të korruptuar. Deri sa të bëhet transparenca e plotë, unë nuk votoj. Në asnjë mënyrë nuk do bëhem pjesëtar në krim.