E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, me Peqinin për t‘u larguar nga "zona e ftohtë"

Emërimi i Shpëtim Duros në krye të stolit i ka dhënë pak frymëmarrje Partizanit. Megjithatë, pas fitores me goleadë përballë Tepelenës në Kupë, sot, në orën 14:00, ish-asistenti i Oto Bariç në përfaqësuese do të përballet me provën e vërtetë. Të kuqtë presin në fushën e tyre Shkumbinin dhe objektivi për këtë sfidë janë tri pikët. Kjo është mënyra e vetme për t‘u larguar nga vendi i fundit në klasifikim dhe për të filluar rikuperimin e pozicioneve. Një sfidë aspak e lehtë (momentalisht peqinasit renditen në vendin e katërt me 12 pikë dhe kanë treguar formë të shkëlqyer sportive), që mund të fitohet duke luajtur mirë taktikisht e duke shënuar. Jo më kot, Duro është përqendruar te këto aspekte në stërvitjen e fundit, edhe sepse sulmi i kuq, me katër gola të shënuar në tetë ndeshje është më i dobëti në Superiore. Në sfidat e tjera të së shtunës, Vllaznia pret në fushën e saj Elbasanin, ndërsa Dinamo pretendente për titull udhëton drejt Fierit, për të luajtur me Apoloninë. Ndeshja më e rëndësishme e javës së nëntë është ajo që do të luhet të dielën në kryeqytet, ku Tirana kryesuese pret Besën e vendit të dytë. Përpara kësaj ndeshjeje, trajneri i bardhebluve Slishkoviç ka "blinduar" skuadrën, duke zhvilluar stërvitje me dyer të mbyllura. Boshnjako-kroati nuk ka preferuar as të flasë për mediat rreth sfidës që do të vëzhgohet edhe nga tekniku kuqezi, Ari Han.

SUPERIORE

NDESHJET

Sot

Vllaznia-Elbasani L. Jemini

Partizani-Shkumbini T. Latifi

Apolonia-Dinamo S. Çekaj

Flamurtari-Bylis E. Dobi

Nesër

Lushnja-Teuta K. Meta

Tirana-Besa A. Janku

KLASIFIKIMI

N P

1. Tirana 8 18

2. Besa 8 14

3. Dinamo 8 13

4. Shkumbini 8 12

5. Vllaznia 8 12

6. Elbasani 8 12

7. Teuta 8 12

8. Flamurtari 8 10

9. Apolonia 8 8

10. Bylis 8 8

11. Lushnja 8 6

12. Partizani 8 5



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›