Lipjani punëson serbët

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare nw Lipjan, kanë nisur punën tre serbë, të cilët janë përzgjedhur nëpërmjet konkursit.
Slagjana Stojanoviq e Maja Deniq kanë nisur punën si infermiere, ndërsa Aleksandar Çepkenoviq po punon në shërbimin e emergjencës.
Agim Krasniqi, drejtor në QKMF të Lipjanit, thotë se gjatë konkursit për pranimin e komuniteteve, ka pasur një pjesëmarrje shumë të madhe, mirëpo përzgjedhja, sipas tij, është bërë duke iu nënshtruar testit dhe intervistës, raporton koha.
“Janë përzgjedhur ata që kanë treguar rezultatin më të mirë. Mirëpo, edhe gjatë punës është vërtetuar se punëtorët që janë pranuar kanë pasur përgatitje të mirë dhe një qasje të mirë ndaj pacientëve. Ndryshe, edhe pacientët shqiptarë nuk kanë treguar asnjë lloj hezitimi të marrin shërbime shëndetësore nga këta punëtorë të komunitetit serb. Deri tani nuk ka pasur asnjë ankesë, vetëm se janë falënderuar për mënyrën e qasjen”, ka thënë ai./Indeksonline/