Lippi: Nuk më duhet Messi, Ronaldo apo Ibra

Trajneri i Italisë, Marcello Lippi, beson se superyjet si Lionel Messi, Kristiano Ronaldo apo Zlatan Ibrahimoviç, nuk garantojnë suksesin e një skuadre, dhe shton se futbolli është lojë ekipore dhe jo individuale.
"Për të ndërtuar një skuadër fituese është e domosdoshme të krijosh një grup lojtarësh, të cilët kanë respektin për të vënë shërbimet e tyre për të tjerët dhe të mos mendojnë se janë fenomenë ose primadona".
"Skuadrat të cilat janë të bazuara në lojtarë të caktuar, të cilët kanë lindur të talentuar dhe mendojnë se të tjerët duhet të punojnë për ta, mund të luajnë mirë vetëm në periudha të caktuara, por nuk kanë qëndrueshmëri".
"Shikoni Suedinë e Zlatan Ibrahimoviçit e cila nuk është kualifikuar në Kampionatin Botëror. Pastaj e ke Argjentinën e Lionel Messit dhe Portugalinë e Kristiano Ronaldos, që patën probleme për t'u kualifikuar".
"Po flasim për tre lojtarët më të mirë në botë. (Prandaj) të kesh një ekip kolektiv është më mirë. Mua ende më duhet ta kompletoj grupin tim, mirëpo nuk do të jetë vështirë. Jam optimist", ka thënë Lippi për La Repubblica.