E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lippi lavdëron Allegrin

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Marcello Lippi, është një fans i madh i asaj çfarë Massimiliano Allegri është duke arritur me Milanin.

Allegri është në sezonin e tij të parë në San Siro dhe me gjashtë ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Milani ka tre pikë avantazh në majë të tabelës.

“Shoh nga vetja dhe sërish te Allegri. Kur shkova tek Juve nga Napoli kisha të njëjtën bindje dhe entuziazëm. Walter Mazzarri po ashtu është shumë i përgatitur te Napoli dhe deri tani ai ka treguar se di çfarë po bën. Napoli po ia del mirë për të besuar në Skudeto. Gjithçka mund të ndodhë”, është shprehur Lippi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›