E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuqezinjtë, në vendin e 50-të në renditjen e FIFA-s

Sipas renditjes së FIFA-s kampioni i botës dhe i Evropës, Spanja është ende lider i kombëtareve të futbollit në botë.
Kuqezinjtë pas fitores ndaj Bjellorusisë kanë shënuar një ngritje prej plot 23 vende duke qenë në mesin e kombëtareve që kanë shënuar rritjen më të madhe.

Kombëtarja shqiptare e futbollit renditet e 50-ta që është renditja e saj më e mirë deri më tani.

Brazili dhe Italia dy ish-kampion bote janë rikthyer në mesin e 10 kombëtareve të më të mira. Holanda është në vendin e dytë, pastaj vijnë Brazili, Gjermania dhe Argjentina.
 

Ja top dhjetëshja e më të mirëve në renditjen e FIFA-s
1. Spanja

2. Holanda

3. Brazili

4. Gjermania

5. Argjentina

6. Anglia

7. Uruguaj

8. Portugalia

9. Italia

10. Kroacia
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›