Bolt mes pleqve, rekordmeni 91 vjeç

E quajnë Metuzalem. Para një muaji ka mbushur 91 vjet, është shkrimtar dhe “mbret i ushqimit të ngrirë”. Por, edhe kampion botëror! Ugo Sansonetti në mitingun në Ancona ka vrapuar 60 metra për 11.38 sekonda, më shpejt se cilido 90 vjeçar deri më tani.
Për nëntë të qindtat e sekondës ka thyer rekordin e suedezit Herbert Liedkte, i cili qëndroi për tri vjet. “Kujt i falënderohem për jetën e gjatë? Qumështit, pi shumë qumësht”, tha Ugo, autor i librit “S’ka lëshim. Ruajeni rininë edhe pas të tetëdhjetave”.
Ka lindur një vit para përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ka dhjetë fëmijë, 25 nipa dhe jetë të pasur e karrierë të suksesshme sportive. Ai ka xhiruar dy reklama për Coca Cola, ndërsa sportit i është përkushtuar seriozisht tek në vitet e 90-ta. Dhe, nuk është duke i shkuar hiq keq.
Në vitin 2002 shënoi rekord botëror në 200 metra, ndërsa tani vrapoi 60 metra për pesë sekonda më ngadalë se sprinteri i famshëm amerikan, Maurice Green. Rekordmen botëror në 100 metra dhe 200 metra është Usain Bolt nga Xhamajka.