Tolës nuk i rrihet vetëm në Olimpiadë

U nis drejt Kanadasë si përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Dimërore, Vancouver 2010. Madje skiatori Erjon Tola ishte i pari që parakaloi në ceremoninë e hapjes së këtij evenimenti, duke mbajtur flamurin kuqezi.
Megjithëse e cilëson veten një hero të vogël, 23-vjeçari nuk e fsheh pakënaqësinë që është i vetëm në Olimpiadë.
“Hyra i pari në stadium gjatë ceremonisë së hapjes, duke mbajtur flamurin dhe shpirtin e vendit tim. Duke qenë përfaqësuesi i vetëm i vendit tim, ndihesha si një hero i vogël. Megjithatë, për të qenë i sinqertë, nuk është aspak zbavitëse që të mos kem asnjë shok skuadre”, deklaroi Tola i cili më 23 shkurt do të konkurrojë në slalomin gjigant për meshkuj. Më 27 shkurt, skiatori shqiptar do të konkurrojë në slalomin për meshkuj.
Kjo është Olimpiada e tij e dytë, pas Torino 2006, ku u rendit i 35-ti në slalomin gjigant në moshën 19-vjeçare.