Lippi në Kinë, 10 milionë në vit

Marcello Lippi mund t’i rikthehet zejes së trajnerit dhe këtë mund ta bëjë në kampionatin kinez të futbollit.
Trajneri italian duket se e ka pranuar një ofertë të majme nga ekipi Guangzhou Evergrande.
Sipas mediave italiane, ish kampioni i botës me Italinë mund t’i përfitojë 10 milionë euro në sezon.
Karriera e Lippit do të vazhdojë pas eksperiencës zhgënjyese me Italinë në Botërorin e Afrikës, më 2010.
Në dy vjetët e fundit ishte kërkuar nga ekipet italiane, por kishte vendosur të pushonte.
Lippi do të shkojë në Kinë për ta vazhduar traditën fituese të trajnerëve italianë atje.