E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga takohet me kryetaren e KQZ-së

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar lidhur me shpalljen e zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kaçanikut, kryetari i së cilës ka dhënë dorëheqje ditë më parë.

“Presidentja Jahjaga dhe zonja Daka u pajtuan se duhet të bëhen angazhime të të gjitha institucioneve, në mënyrë që të bëhen përgatitje sa më të mira për zgjedhjet për kryetar të Kaçanikut”, thuhet në një komunikatë të Presidencës së Kosovës.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka filluar sot takimet dhe konsultat edhe me përfaqësuesit e subjekteve dhe partive për caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kaçanikut, duke iu përmbajtur afateve ligjore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›